Ali Zili, autori i dyshuar i vrasjes së Bukurie dhe Fatmira Bamit nga fshati Progër u la në burg këtë të martë nga gjykata e Korçës.

Gjatë seancës ai deklaroi se kishte shkuar t’u kërkonte lekët që i kishin borxh, ndërsa ishte i dehur.

“Më kishin lekë borxh, kam qenë i dehur, vajta t’i kërkoja lekë, ato më thane që s’ti jap. S’mbaj mend se kisha pirë alkool”, tha ai.

36-vjeçari dyshohet se vrau dy gra në fshatin Progër, pasi u hyri në shtëpi për t’i grabitur, është ndaluar pak minuta pas krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë pasdite në fshatin Progër, ku 36-vjeçari pasi u hyri në shtëpi për t’i grabitur, i vrau me sende të forta të dyja gratë.

Rreth orës 15:15 kryeplaku i fshatit gjeti në banesë trupat e pajetë të Bukurie Bamit, rreth 60 vjeç dhe vjehrrës së saj, 80-vjeçares Fatmira Bami.

Ali Zili ishte fqinj me viktimat. Ai dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e Bukurie dhe Fatmira Bamit dhe kur ka hasur në rezistencë, i ka dhunuar për vdekje.

Banorët shprehen se autori ka qenë njeri i dhunshëm dhe problematik në fshat.

Top Channel