Deputetët i kërkojnë llogari Bashës/ Lika: Të kam sjellë fitoren në Koplik, tani jemi shkatërruar!

07/03/2022 22:49

Deputetë që tani ndodhen në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së po i kërkojnë llogari kryedemokratit Lulzim Basha për humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Siç raportohet, Ramadan Lika i ka kërkuar Bashës të mos dalin sonte nga mbledhja pa marrë një vendim”

“S’të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua që s’kemi humbur, si nuk keni humbur, ne jemi shkatërruar? S’duhet të dalim pa vendim që këtu”, është shprehur ai.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me LSI-në dhe PDK-në.

Zgjedhjet e 6 marsit kishin një vlerë të madhe për elektoratin demokrat, ku pritej të tregohej mbështetja e demokratëve të cilët prej muajsh tashmë janë ndarë në dy fronte, ata që mbështesin Bashën dhe ata që mbështesin Berishën.

Partia Socialiste arriti të merrte pesë nga gjashtë bashkitë në garë, Vorën, Rogoshinën, Dibrën, Lushnjën dhe Durrësin, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” fitoi në Shkodër.

Top Channel