Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të natës dhe faturat në emër të të vdekurve 08/11 17:24
Një ndër kompanitë më të mëdha të naftës Shell, ka deklaruar se do të ndalojë menjëherë të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar ruse dhe do të mbyllë stacionet e saj të shërbimit, karburantet e aviacionit dhe operacionet e lubrifikantëve në Rusi.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se vendimi ynë javën e kaluar për të blerë një ngarkesë nafte bruto ruse për t’u rafinuar në produkte si benzina dhe nafta – pavarësisht se u bë me sigurinë e furnizimeve në krye të mendimit tonë – nuk ishte i duhuri dhe na vjen keq,” tha shefi ekzekutiv i firmës, Ben van Beurden.
Vendimi i kësaj kompanie vjen pasi disa kompani të mëdha ndërkombëtare janë tërhequr nga Rusia pas pushtimit të saj në Ukrainë.
Top Channel