Dënuar për përdhunim në Itali, policia shqiptare arreston 40-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

08/03/2022 11:20

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar për përdhunim në Itali.

Në pranga ra Elidon Vrapi, 40 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal.

Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit policor të koduar “Ankona”, i zhvilluar nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve dhe Interpol Tirana.

Mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Përdhunimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Po ashtu, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel