Ukraina akuzon Rusinë për shkeljen e armëpushimit

08/03/2022 14:36

Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon Rusinë për shkeljen e armëpushimit ditën e sotme, teksa bombardoi korridorin humanitar nga Zaporizhzhia në qytetin e Mariupolit.

Ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko ai që ka hedhur këtë akuzë me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Tëitter.

Sipas tij, pasi zyrtarët njoftohen se ishin rrugës autobusët që do të dërgonin ndihma humanitare në qytet dhe do të evakuuonin civilët në Zaporizhzhia, zyra e presidentit ukrainas informohet për granatimet në këtë rrugë.

“Kryebashkiaku hodhi gjithashtu dyshime mbi evakuimet, duke i thënë BBC-së se forcat ruse vazhduan të bombardojnë zonën ku njerëzit po përpiqeshin të mblidheshin. Ai tha se disa rrugë ishin të bllokuara, të tjerat ishin të minuara,” shton ai.

Ai ka theksuar se beteja për Mariupolin është vendimtare sepse kapja e tij mund t’i lejojë Moskës të krijojë një korridor tokësor për në Krime.

“Beteja për Mariupolin është vendimtare sepse kapja e tij mund t’i lejojë Moskës të krijojë një korridor tokësor për në Krime, të cilin Rusia e mori nga Ukraina në vitin 2014. Rreth 200,000 njerëz vlerësohet se gati gjysma e popullsisë prej 430,000 banorësh shpresojnë të ikin,” shkruan Oleg Nikolenko.

Top Channel