Politikani brazilian dënohet për komentin seksist ndaj refugjateve ukrainase në largim (fotot)

07/03/2022 18:32

Një politikan i djathtë nga Brazili është kritikuar ashpër nga mediat perëndimore pasi gjatë një udhëtimi në Ukrainë i ka quajtur “perëndesha” dhe “femra të thjeshta” gratë e atjeshme që rrinin në radhë për t’u larguar nga vendi.

Kongresmeni 35 vjeçar nga São Paulo, Arthur do Val, bëri komnetet diskriminuese gjatë një misioni diplomatik të javes së shkuar për të parë personalisht dëmet e shkkatuara nga lufta dhe ndërgjegjësuar për gjendjen e vështirë të ukrainasve.

Por Do Val u përball me zemërim kur mediat braziliane publikuar regjistrimin e fshehtë ku ai diskutonte udhëtimin e tij në terma vulgare, aq sa ka ndaluar tashmë fushatën për t’u bërë guvernator i São Paulo.

Ai thoshte ne regjistrim: “Sapo kalova në këmbë kufirin mes Ukrainës e Slovakisë. Ju betohem  … nuk kam parë asnjë herë kaq shumë vajza të bukura. Radha e refugjatëve këtu … është gati 200 metra dhe duket se ka vetëm perëndesha,” thotë ai sipas të përditshmes britanike Guardian.

“Është e pabesueshme … Radha jashtë diskotekave ne Brazil… as që i afrohet radhës së refugjateve këtu.”

Më pas rrjeti pretendonte se Do Val quajti ukrainaset “femra të thjeshta” për arsye se “janë të varfra.”

Mediat braziliane thanë se ai kishte bërë komentet ofenduese me rojet kufitare në kalimin  Ukrainë-Slovaki, ndërsa kishte shtuar “Është e pabesueshme, shok. Sapo të mabrojë lufta, do kthehem këtu.”

Gruaja e ish-ambasadorit të Ukrainës në Brazil dënoi politikanin duke thënë, “Trego një fije respekt, gomar,” sipas The Guardian.

Do Val u justifikuar më tej se kishte lëshuar fjalët prej gjendjes së vështirë dhe mungesës së ujit e larjes. Ai tha se ishte bërë “i tej-eksituar” dhe “fliste budallallëqe,” shkruan agjencia.

Një online peticion që bënte thirje për largimin e Da Val nga parlamenti brazilian kishte marrë 56,000 firma.

FOTO GALERI
1/4
Një politikan i djathtë nga Brazili është kritikuar ashpër nga mediat perëndimore pasi gjatë një udhëtimi në Ukrainë i ka quajtur “perëndesha” dhe “femra të thjeshta”

Top Channel