“S’kam humbur asnjë garë”/ Kreshnik Spahiu komenton deklaratat e Bashës në Open: Pafytyrësi para shqiptarëve, injorojeni

07/03/2022 22:46

Kreshnik Spahiu në lidhje live në emisionin “Open” komentoi deklaratat e para të Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit.

Spahiu e konsideroi pafytyrësi deklaratën e Bashës që “nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij”.

Ai tha se mënyra më e mirë për t’u sjellë me Bashën është injorimi i tij.

Mënyra psiqike se si shfaqet në media, mungesë respekti për shqiptarët. Do ftoja njerëzit të mos merren më fare me të. Ai nuk ka më asnjë rëndësi politike. Lëreni, injorojeni. Nëse kërkoni dorëheqjen e dikujt që nuk është më askush, është t’i japësh rëndësi kot”, tha Spahiu.

Top Channel