Më në fund një lajm i mirë! Përparimi rus në Ukrainë po ngadalësohet

08/03/2022 13:46

Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se përparimi i forcave ruse në Ukrainë është ngadalësuar ndjeshëm dhe forcat ukrainase po kundërsulmojnë në disa zona.

“Ritmi i avancimit të armikut është ngadalësuar ndjeshëm dhe në drejtime të caktuara ku po përparonin ai praktikisht është ndalur,” tha Arestovych në një konferencë televizive.

Ndërkohë, ai shtoi se forcat që vazhdojnë të përparojnë, avancojnë me forca të vogla.

Top Channel