Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë gazsjellësin kryesore drejt Gjermanisë nëse Perëndimi sanksionon naftën ruse.

Zevendës/kryeministri rus Alexander Novak, i cili vetë ka lindur në Ukrainë, u shpreh se një lëvizje e tillë do të kishte pasoja katastrofike për furnizimin në rang global dhe do ta dyfishonte çmimin e arit të zi, duke e çuar në 300 dollarë për fuçi.

Është absolutisht e qartë për të gjithë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global. Rritja e çmimeve do të jetë e paparashikueshme. Mund të shkojë dhe 300 dollarë fuçia, në mos më shumë”, thotë Novak.

Rusia, shtoi Novak, ka çdo të drejtë të hakmerret dhe kujtoi vendimin e Gjermanisë muajin që shkoi për të bllokuar gazsjellësin Nord Stream 2. Sipas numrit 2 të qeverisë ruse, Europës do t`i duhej e pakta një vit për të zëvendësuar volumin e naftës që merr nga Rusia, dhe do të detyrohej të paguante shumë më shtrenjtë.

Nëse nuk doni furnizimin me energji nga Rusia, vazhdoni. Ne jemi të përgatitur për këtë. E dimë se ku do ta ridrejtojmë vëllimin tonë”, shton Novak.

Nord Stream 1, prej një deklade linjë e rëndësishme furnizimi me gaz e Gjermanisë, kalon drejt saj nga Rusia përmes Detit Baltik. Rusia mbulon 43% të nevojave të Europës për gaz.Pjesa tjetër, sipas Entit të Statistikave të BE-së, Eurostat, vjen nga Norvegjia, furnizimet me gaz të lëngshëm nga Lindja e Mesme e SHBA-ja si dhe nga Algjeria e Libia.

 

Top Channel