Champions League në Top Channel/ Celtic, një hap larg fazës së Ligës, fitore të pastër shënon dhe Bodo/Glimt 19/08 22:59
Kjo e martë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu në zonët e ulët dhe bregdete dhe reshje dëbore në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, zonat malore do të kenë reshje dëbore me intensitet të ulët. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke larguar reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm, duke arritur vlerën minimale nga -5°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Top Channel