Fitim Zekthi zbulon dy problemet brenda PD-së: Kriza ka ekzistuar prej vitesh

07/03/2022 22:40

Fitim Zekthi në panelin e të ftuarve në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, tha se problemet brenda PD-së kanë filluar prej vitesh.

Ai i vuri emra dy problematikave kryesore të partisë më të madhe opozitare në vend.

“Kjo që po ndodh me opozitën është vërtetë e tmerrshme, dhe problemi nuk ka nisur në shtator kur u shpall Berisha ‘non-grata’. PD ka qenë në krizë prej kohësh, mund të ketë 10-15 vjet.

E kemi pasur të keqen të fshehur. PD ka probleme të rënda me ideologjinë dhe strukturën. Ky është thelbi. Ajo që ka ndodh sot, është vetëm ajo që ka ndodhur gjithë këto vite”, tha Zekthi.

Top Channel