8 marsi, Xhaçka: Luftojmë për të drejtat e grave dhe vajzave për fuqizimin politik

08/03/2022 09:06

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka përcjellë një mesazh urimi për Ditën Ndërkomëtare të Gruas.

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Xhaçka ka theksuar se çdo ditë  e më shumë po punohet për të drejtat e grave dhe vajzave dhe për fuqizimin politik, ekonomik dhe social- kulturor të tyre.

Ajo ka përmendur edhe faktin se për mandatin e Shqipërisë gjatë vitit 2022-2023, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një nga prioritet kryesorë është axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë.

Top Channel