E shtunë, 04 Mars 2023
21:00
Kurti dhe Erdogan diskutojnë për takimin e fundit Kosovë-Serbi në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

20:55
Kreu bërthamor i OKB në Teheran: Irani do të rilidhë kamerat e vëzhgimit në impjantet bërthamore (fotot)

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB, Rafael Grossi u takua sot me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi për bisedime që u quajtën “konstruktive” nga zyrtarët.

20:48
“Epopeja e UÇK-së” – 820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit, Ditës së Kazermës “Adem Jashari” ka realizuar në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

20:39
Foto/ Shtohet numri i viktimave me origjinë shqiptare në aksidentin e trenave në Greqi, humb jetën edhe një 22-vjeçare (emri)

Shtohen viktimat në radhët e shqiptarëve të vdekur në aksidentin e trenave në Greqi.

20:29
Arsenal fiton në minutën e 97! Ruan distancën 5 pikë nga Mamchester City që fiton ndaj Newcastle

Dy kryesuesit e Premier League angleze nuk gabuan në ndeshjet e tyre të javës së 26 të kampionatit. Arsenali i Mikel Artetës mvuajti jo pak në sfidën e tij me Bournemouth të cilin e mundi me përmbysje me rezultatin 3-2. Skuadra mike pa u mbushur minuta e parë e sfidës kapi në befasi mbrojtjen e Arsenalit teksa shënoi golin e parë me anë të Billing.

20:24
Aksident në rrugën e Arbrit! Mbetet i plagosur drejtuesi i automjetit, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Arbërit në afërsi të lumit Drin në Gjorice, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjet zetor, për pasojë nga mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit Audi i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Peshkopisë.

20:20
Protesta dhe funerale Greqi, përcillen në banesën e fundit viktimat! Vazhdon identifikimi

Me pikëllim të madh dhe ende pa marrë një përgjigje për shkaqet e tragjedisë janë zhvilluar ceremonitë e varrimeve të më shumë se 7 viktimave të aksidentit hekurudhor që u ka marrë jetën të paktën 57 personave, shumica të rinj, të martën e kaluar, midis tyre edhe Ifigjenia Micka e cila u përcoll në banesën e fundit në qytezën e Gjanitsase , 40 km larg Selanikut.

20:02
Olta Gixhari apo Era Rusi? Këngëtarja: Më pyesin kur dole nga Big Brother

Ngjashmëria që ka me konkurrenten e “Big Brother VIP”, Olta Gixharin, duket se e ka bezdisur këngëtaren Era Rusi.

19:59
Beteja për qytetin e shkatërruar! Rusët kërkojnë me çdo kusht të marrin qytetin e vogël, ukrainasit rezistojnë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë.

19:51
Shtohen rastet e goditjes në tru! Përveç të moshuarve janë shtuar të rinjtë, shkak alkooli dhe droga

Rriten goditjet në tru tek qytetarët ku pjesën më të madhe e zënë ishemitë apo trompozat në tru me gati 85 % të rasteve si dhe hemorragjitë cerebrale që lidhen me çarjen e enëve të gjakut të trurit të cilat zënë 15%.

19:47
Në 2022, 500 mln dollarë eksporte/ Ministrja e Bujqësisë tregon për skemat mbështetëse gjatë vitit 2023

2022 u cilësua si viti i eksporteve bujqësore shqiptare, duke kapur vlerën e 500 milion dollarëve.

19:38
Dasmë këtë verë?! Era Rusi rrëfen për dashurinë dhe planet për fëmijë

Këngëtarja Era Rusi, në një intervistë për “S’e Luan Topi” me moderatoren Erjona Rusi rrëfen se është e dashuruar, madje ka të plan të kurorëzojë dashurinë e saj.

19:34
Burgoset gjyshja irlandeze që quante refugjatët ukrainas ‘përdhunues e kriminelë’ (fotot)

Një gjyshe nga qyteti irlandez i Cork është burgosur dje për 16 javë për abuzim verbal ndaj refugjatëve ukrainas në qytetin e saj, teksa i quante “përdhunues e kriminelë.”

19:29
De Ligt ndëshkon Stuttgartin, Bayerni i qetë në dhomat e zhveshjes

Stuttgarti mundi të rezistonte më pak se 40 minuta në sfidën e shtëpisë kundër Bayernit në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës.

19:08
Berisha: Nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrimin e PD-së në zgjedhje

“Rikthemi tek problemi i ditës, për të cilin jemi mbledhur. Në diskutimet e bëra në kryesi dhe grupe më të ngushta është arritur në përfundimin se vendimi i Apelit është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë, ndaj dhe sapo të zbardhet në do të bëjmë rekurs, në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe […]

19:06
8 marsi/ Nderohen 10 gra të suksesshme në Durrës

Në prag të 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, në Durrës u vlerësuan me titullin “Nderi i Punës” 10 gra të suksesshme të qytetit bregdetar.

19:03
Shtohet prodhimi kokainës në Meksikë pas rënies së kërkesës për opium e marijuana (fotot)

Një helikopter i ushtrisë fluturon mbi malet e gjelbëruara të shtetit meksikan Guerrero, ku kanë nisur të shfaqen plantacionet e para të kokas teksa kartelet e drogave përshtaten me kultura të reja narkotikësh.

18:57
Cilat qytete kanë horizontet më të bukura në botë

rokaqiejt e lartë, dritat e gjalla dhe ndërtesat tradicionale dhe bashkëkohore të gjitha kontribuojnë në horizontet e qytetit. Linjat e horizontit mund të jenë befasuese në çdo pjesë të botës, nga ato në Australi, Evropë dhe Azi deri në SHBA. Por cilat janë qytete kanë horizontet më të bukura në botë?  Të gjithë e njohim […]

18:48
Presidentja e PE: Ukraina mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE këtë vit

Presidentja e  Parlamentit Evropian Roberta Metsola, ka sugjeruar se Ukraina mund të fillojë negociatat për t’u anëtarësuar në BE këtë vit.

18:33
Rritet numri i të vdekurve pas sulmit rus në Zaporizhzhia

Numri i të vdekurve pas një sulmi rus në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, është rritur në 11.

18:33
17 të vrarë në shpërthimin e depos së karburanteve në Indonezi (fotot)

Rezidentët e kryeqytetit indonezian Xhakarta kërkonin sot mes mbetjeve të shkrumbuara të shtëpive të tyre pasi një zjarr monstruoz në një depo karburantesh ka lënë 17 njerëz të vrarë, mes të cilëve dy fëmijë.

18:18
Përmbysje e çmendur, Arsenal “vrapon” drejt titullit

Përmbysje e çmendur, në frymën e fundit nga ana e Arsenalit. Topçinjtë iu falën një goli të Nelson, për të marrë fitoren 3-2 në” Emirates Stadium” ndaj Bournemouth.

18:02
Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më mirë për ju.

17:49
Bundesliga/ Schalke jep shenja jete, Union Berlin “harron” si fitohet

Schalke 04 jep shenja jete, teksa ka regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe ka lëshuar vendin e fundit të renditjes. Skuadra e drejtuar nga Thomas Reis ia doli të triumfojë 0-2 në transfertën ndaj Bochumit, një rival direkt për mbijetesën dhe të ngjitet në kuotën e 19 pikëve, në vendin e parafundit.

17:48
‘Narko-turistët’ me makina luksi kërkojnë në plazhet franceze pas daljes në breg të pakove të kokainës (fotot)

Mediat raportonin sot se persona me makina të mëdha luksoze kanë nisur të shihen në plazhet e fshatrave veriore franceze pasi një çift që kërkonin për guaska gjetën një pako me kokainë me vlerë rreth 60,000,000 euro.

17:45
Kompania gjermane e armëve negocion të blejë tanke zvicerane

Sot u raportua se prodhuesi gjerman i armëve, Rheinmetall po negocion me Kievin për të hapur një fabrikë në shtetin ukrainas, ku do të ndërtohen tanke Panther.

17:35
Irani zbulon rezervë të madhe me litium, 8.5 mln tonë lëndë për rimbushjen e baterive

Irani ka njoftuar se ka zbuluar një depozitë të madhe të litiumit, një komponent kyç për prodhimin e baterive për automjetet elektrike dhe për pajisjet elektronike, njoftoi media shtetërore më 4 mars.

17:23
Ndikimi i pasojave të tërmeteve tek zgjedhjet në Turqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përballet me zgjedhjet e ardhshme mes zemërimit në rritje për reagimin e ngadaltë të qeverisë së tij ndaj tërmeteve të fuqishme që kanë goditur së fundmi Turqinë.

17:21
Qentë që jetojnë pranë Çernobilit duket se kanë evoluar për të mos ndjerë efektet e radiacionit në zonën e ndaluar (fotot)

Në një raport të fundit mbi gjendjen e toksicitetit pranë një prej aksidenteve më të mëdha bërthamore të historisë, thuhet se qentë që jetojnë brenda zonës së ndaluar me rreze 1,000 km nga centrali i shkatërruar i Çernobil, zhvillojnë një jetë normale pasi mund të kenë evoluar në një lloj superior kaninësh.

17:20
Nga Bafta-t tek Oskar-ët, të gjithë të çmendur pas “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”

Edward Berger fitoi në ceremoninë e përvitshme të çmimeve të Akademisë britanike të filmit, Bafta, çmimin e regjisorit më të mirë me përshtatjen që i bëri në ekran  njëri prej librave më ikonikë të të gjitha kohërave mbi tmerret e Luftës së Dytë Botërore, “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”.

16:59
Gjermania me përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve

Gjermania po bën përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve dhe institucioneve ruse, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane.

16:55
Babai britanik fut në shtëpi dy joshëset që e intoksikojnë dhe e vrasin me thikë për Rolex-in e rremë (fotot)

33 vjeçari babai i katër fëmijëve Saul Murray kishte ftuar në shtëpi dy gra që kishte njohur online, 36 vjeçaren Surpreet Dhillon, dhe 21 vjeçaren Temidayo Awe, të cilat i kishin dhënë qetësues duke e bërë të humbiste ndjenjat, para se bashkëpunëtorët e tyre ta vrisnin atë për një grabitje ordinere në Londër qe përfundoi tragjikisht.

16:53
Momenti tronditës: Shpëtohet nga telefoni pasi aksidentit me makinë e zhytjes në ujë!

Një burrë nga Florida u shpëtua nga policia pasi prej një aksidenti rrugor, makina e tij u rrokullis e përfundoi në ujë.

16:47
Njerëz të vrarë, shtëpi të shkatërruara dhe linja elektrike të dëmtuara, sulmohet qyteti jugor i Ukrainës! Dy persona humbin jetën

Qyteti jugor i Ukrainës, Nikopol, është sulmuar ditën e sotme dhe dy persona kanë mbetur pa jetë.

16:25
Von der Leyen: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Ndërkohë luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin ukrainas Bakhmut, ndërsa forcat ruse të mbështetura nga njësi të shumta të grupit privat mercenar “Wagner” duan që me çdo çmim të marrin kontrollin e këtij qyteti.

16:24
70-vjeçari ‘bodybuilder’ njihet në rrjetet sociale si ‘gjyshi me trupin më të skalitur në botë’ (fotot)

Një burrë suedez 70-vjecar ka gjetur një famë të vonshme në rrjetet sociale duke shfaqur fizikun e tij prej body-builder, duke marrë lëvdata për muskujt e tij nga fansat e shumtë, të cilët paguajnë për abonimin.

16:12
Shefja e PE-së kërkon që këtë vit Ukraina të nisë bisedimet për anëtarësim

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjatë vizitës në Ukrainë më 4 mars bëri thirrje që ky shtet të lejohet të nisë gjatë këtij viti negociatat për anëtarësim në bllokun evropian.

16:11
Dalin për peshk, gjejnë 2 ton kokainë! Vlera e drogës, të paktën 50 milionë euro

Pako e çanta, një pjesë e të cilave përmbanin kokainë kanë dalë në breg në qytezat e vogla franceze Reville e Néville-sur-Mer, duke befasuar vendasit.

16:03
Po iu rrezikohej jeta në det për shkak të dallgëve të larta, shpëtohen dy anëtarë të ekuipazhit të një anije në Durrës

Dy persona, banues në Durrës, anëtarë të një ekuipazhi janë shpëtuar ditën e sotme në ujërat e plazhit të Durrësit, teksa po iu rrezikohej jeta si pasojë e dallgëve të mëdha dhe erës së fortë. 

16:00
Shpërthen Holanda: Vuçiç e shfrytëzon BE-në si bankomat, pastaj refuzon ujditë

Eurodeputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Reuten, i ka dërguar një shpjegim  Komisionit Europian lidhur me atë që e cilëson “si politika e  pakuptueshme ndaj Serbisë”.

15:41
Reja nuk i ndahet shqiptarëve/ Ish-trajneri kuq e zi do të drejtojë ekipin e qytetit të lindjes

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja me sa duket nuk ka ndërmend t’i ndahet futbollit dhe shqiptarëve.

15:32
Vdes në moshën 61 vjecare aktori ‘negativ’ më i preferuar i filmave të aksionit, Tom Sizemore (fotot)

Personazhet e aksionit të aktorit amerikan Tom Sizemore duket se shpesh reflektonin dramën dhe zhgënjimet në jetën personale.

15:28
Veliaj me përfaqësues të shoqatave të hotelerisë: 2022, viti i turizmit dhe investimeve të mëdha

Në një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave të hotelerisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh krenar për rritjen që ka pësuar industria e turizmit gjatë viteve të fundit.

15:25
Rithemelimi në dorën e Metës/ Kandidatët në emër të Partisë së Lirisë, por jo listat e këshilltarëve

Sali Berisha ka vendosur të mos e pranojë vendimin e Apelit, që e nxjerr jashtë selisë së Partisë Demokratike.

15:17
Shtohen lejet e ndërtimit për hotele/ Në 5 vite janë dhënë 249 leje! 200 mijë metra ndërtim vetëm në 2022

Sektori i ndërtimit nuk po ndal vrullin. Numri i lejeve për ndërtesa dhe sipërfaqja e dhënë për to sa vjen e rritet, jo vetëm ato për banesa, por edhe për ndërtesa të tjera, veçanërisht për ato jo rezidenciale si hotelet.

15:10
Si do të marrë pjesë në zgjedhje? Ja çfarë u diskutua në mbledhjen e kryesisë së PD-së

Shumica e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike mendojnë se mënyra më e mirë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit është koalicioni.

14:59
Shpërndarje kanabisi në Shkodër, bien në pranga dy persona

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës për shpërndarje kanabisi.

14:56
Masakrën e planifikoi në burg/ Dan Hutra pranon akuzat, do të vriste më shumë gra dhe burra

Gjakftohtë dhe i papenduar, Dan Hutra aprovoi me një përpikmëri drithëruese të 9 akuzat  e ngritura nga prokuroria për masakrën e 1 marsit ku vrau Mevlute Sadikun, Hasime Dafkun dhe Etleva Kurtin dhe tentoi të vrasë duke i plagosur rëndë dhe tre gra të tjera.

14:47
Kërcënuan familjen në Tiranë, bien në pranga dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanosën një person dhe familjarët e tij.

14:29
Punime për mbikalimin e Shkozës, ja si do të devijohet trafiku javën e ardhshme

Lëvizja e mjeteve pranë mbikalimit të Shkozës do të devijohet nga kjo e diel deri në 12 mars për shkak të punimeve në rrugë.

14:16
Nga kulaçi te kërbaçi: Pasoja për palën që nuk zbaton planin europian për Kosovën!

Pas garancive amerikane, mbërrin edhe ato gjermane për qeverinë e Kosovës që ngurron të pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

14:09
“Dëgjova Marjanën të fliste me Vladimirin”, Dan Hutra: I dhashë 80 mijë euro! Tentoi të më helmonte në burg

Autori i tre vrasjeve në Tiranë, Dan Hutra ka thënë para grupit hetimor se Marjana Gurakuqin donte ta vriste pasi I kidhte dhënë 80.000 euro për t’i ruajtur gjatë kohës që ishte në burg dhe ajo se kishte bërë.

14:00
Rritet me shtatë lekë çmimi i naftës! Shtrenjtohet dhe benzina

Çmimet i naftës dhe benzinës është rritur me disa lekë këtë të shtunë, me vendimin e ri të Bordit të Transparencës.

13:43
Digjet “Citroen-i” në Lushnjë, nuk dihen shkaqet

Një makinë është përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit në baypassi-n midis rrethrrotullimit të Savrës, pranë Lushnjës.

13:18
Iu bllokua automatiku, por e zhbllokoi me thikë dhe vazhdoi ekzekutimet! Dëshmia e Hutrës për vrasjet në Kamëz: Doja të sigurohesha që vdiqën

Vrasësi serial, Dan Hutra kishte për qëllim të ekzekutonte ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa dhe të gjithë familjen e saj.

13:10
“Doja t’i shuaja si familje” si lindi konflikti mes familjes Hysa dhe Dan Hutrës! Autori nuk gjeti Alketën në shtëpi

Autori i tre vrasjeve, Dan Hutra është shprehur se donte ta vriste të gjithë familjen e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysën.

12:54
Apeli rrëzoi vendimin e Zhukrit, Berisha: Kim ndërhyri në vendim, do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Apelit për rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri.

12:44
“Marjanës doja t’i prisja kokën”! Top Channel zbardh dosjen e Dan Hutrës, detajet tronditëse nga deklarata

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e Dan Hutrës, në të cilat rrëfehen detaje tronditëse nga vrasja e tre personave në vetëm pak minuta ditën e 1 marsit.

12:37
14 pika të rrezikshme në rrugë/ ARRSH i kërkon policisë kujdes në aksin rrugor drejt Kakavisë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka evidentuar 14 pika kritike me rrezik të lartë për aksidente pas një inspektimi të kryer në aksin nacional brenda qarkut të Gjirokastrës prej kufirit me Mallakastrën e deri në Kakavijë.

12:31
Dentistët shëtitës/ Do të kontrollohen 240 mijë fëmijë në zonat rurale

Duke filluar nga dita e hënë kanë nisur punën nën terren njësitë e lëvizshme dentare, një program i Ministrisë së Shëndetësisë nga i cili do të përfitojnë 240 mijë fëmijë, të moshave nga 6-14 vjeç, kryesisht të zonave rurale nëpër të gjithë vendin.

12:24
Masakra me tre të vdekur në Tiranë/ Dan Hutra i qetë gjatë seancës, Gjykata e Tiranës e lë në burg

Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit.

12:15
Masakra në Tiranë/ Vrau tri gra! Dan Hutra i qetë gjatë seancës gjyqësore, nuk shfaq asnjë shenjë pendese

Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra shfaqet i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.

11:49
“Punonjësi ishte në lokal kur dha urdhrin”, trondit dëshmia e avokatit të njërit prej viktimave të aksidentit në Greqi

Shefi i stacionit hekurudhor të Larisës do të dërgohet paraditen  e së shtunës në gjykatë për masë sigurie me akuza të krimit të rëndë me dashje, ndërsa policia e Larisës nën drejtimin e prokurorisë ka sekuestruar materiale  në zyrën e Samaras të cilat pritet të hedhin dritë mbi atë çka ndodhi minutat para aksidentit dhe […]

11:37
Dan Hutra para gjykatës: I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra

Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra tha se nuk është penduar për asgjë, gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

11:26
Familjarët mes lotëve/ Dërgohen në banesën e fundit viktimat e para të aksidentit hekurudhor në Tempi, mes tyre tre shqiptarët

Në heshtje por me pyetjen “Përse?” familjarë dhe të afërm varrosin sot në Greqi viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Tempi të Greqisë.

11:09
Gjykata e Tiranës lë në burg Dan Hutrën

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit.

11:04
“I bëra me vetëdije të plotë”, çfarë tha Dan Hutra para gjykatësit: Etleva Hysën e vrava se vëllai tentoi të më helmonte

Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra sha se nuk është penduar për asgjë, gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

10:34
Forcat ukrainase vazhdojnë të rezistojnë në Bahmut

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur një sërë sulmesh ruse në Bahmut në 24 orët e fundit.

10:20
Zgjedhjet e 14 majit/ PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim

Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

10:15
22.500 ton naftë të sekuestruara për thyerje të embargos, Gjykata e Durrësit lë në burg kapitenin e anijes

22 500 ton naftë të sekuestruara për thyerje të embargos, Gjykata e Durrësit la “arrest në burg” kapitenin rus të anijes me 25 500 ton naftë.

10:00
Vuçiç: Themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë është përparësi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të premten pas një takimi me ambasadorin amerikan në Beograd Christofer Hill se formimi urgjent i Asociacionit të komunave serbe mbetet përparësi e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

09:57
Aksidenti tragjik në Greqi/ Grevë e 48-orëshe e punonjësve të trenave

Grevë e re 48-orëshe për të shtunën dhe të dielën kanë paralajmëruar sindikatat e hekurudhave. 

09:42
Mallra në postë pa fatura tatimore/ Vihet në pranga administratori, nën hetim tre punonjës

Administratori i një poste private është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit, ndërsa kanë nisur hetimet për tre punonjës, pasi në magazinë u gjetën mallra pa fatura tatimore.

09:39
“Mirënjohje per Mësuesin”/ Liceu artistik dhe Shkolla e Baletit vijnë me një koncert të përbashkët artistik

“Mirënjohje per Mësuesin” titullohet koncerti që liceu artistik “Jordan Misja” së bashku me “Shkollën Kombëtare Koreografike” do të zhvillojnë në Tiranë, të hënën me datë 6 mars në orën 17.00, në ambientet e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

09:18
Kishte kohë për të parandaluar fatkeqësinë, si mjeshtri i stacionit të Larisës nuk pa trenat në të njëjtën shinë

Mjeshtri i stacionit të Larisës nuk  e kuptoi kurrë, megjithëse kishte kohë të mjaftueshme për të reaguar dhe parandaluar fatkeqësinë e afërt, se dy trenat ishin në të njëjtën rrugë dhe do të përplaseshin. 

09:09
Kosovë/ Çmimet e naftës bien, por jo të produkteve të tjera

Çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë janë liruar, por jo edhe të produkteve apo shërbimeve të tjera.

08:59
Ndoqën njëri-tjetrin me makina pas sherrit, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit mes pesë personave

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis pesë personave, ndërsa dy prej tyre ranë në pranga.

08:41
Po Gigi Hadid?! Leonardo DiCaprio kapet nga paparacët në Paris me ish-in e Kylian Mbappe

Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të njohur dhe më të famshëm në Hollywood, por ai është gjithashtu i apasionuar pas modës dhe grave. 

08:32
Shenjat e zodiakut që do të gjejnë shpirtin binjak muajin mars

Për disa shenja të zodiakut, marsi do të jetë muaji i tyre me fat në dashuri sidomos në fund të muajit pasi hyjmë në shenjën e Dashit dhe në periudhën e rilindjes, ku ne do të bëhemi një version më i mirë i vetes tonë.

08:26
Nëse jeni dashuruar me dikë që i përket shenjës së Peshqve, këtu keni gjithçka që duhet të dini

Nëse pëlqen ose je në një marrëdhënie me një person të shenjës së Peshqve, duhet të dini se ata janë persona të ndjeshëm, të paparashikueshëm në aspektin emocional dhe gjithnjë të uritur për njerëz kreativë.

08:16
6 llojet e klientëve që shitësit e supermarketeve i urrejnë

Kur bëhet fjalë për një udhëtim në supermarket, ka disa rregulla të pathëna që duhet të ndiqni.

08:11
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës përçan G20

Vendet më të rëndësishme të botës nuk arritën të bien dakord për një deklaratë për dënimin e luftës kundër Ukrainës. Rusia dhe Kina e bllokuan në Nju Delhi një deklaratë të tillë.

08:03
Gjermani/ Shtohen sulmet ndaj strehimoreve të azilit

Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmeve ndaj strehimoreve të azilit. Shumica e veprave penale kanë motive raciste.

07:27
Parashikimi i motit/ Vranësira dhe kthjellime, shi me intensitet të ulët

Vendi ynë do të përfshihet nga mot alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh këtë të shtunë.

E premte, 03 Mars 2023
23:04
​ShBA: Kina ende po shqyrton ofrimin e ndihmës vdekjeprurëse për Rusinë

Kina ende mund të ndërmarrë hapin përshkallëzues për të ofruar ndihmë vdekjeprurëse ushtarake për Rusinë, tha të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.

23:01
Lajçak për Asociacionin: Nuk e dobëson Kosovën, në tavolinë janë 16 modele evropiane

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës, dhe se në tavolinë janë 16 modele evropiane.

22:52
Aksidenti tragjik me 57 viktima/ Protestë e dhunshme në disa qytete greke, studentët përplasen me policinë

Në heshtje, protestuesit kanë ndezur qirinj duke formuar fjalën “dorëheqje” dhe duke mbajtur tullumbace të zeza dhe pankarta ku shkruhej “Disa nuk arritën kurrë!”

22:50
​Humb jetën një i burgosur në Kosovë, ishte transferuar në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Klinikën e Neurologjisë të ShSKUK-së.

22:40
​Mbi 210 mijë ndërtesa të shembura ose të dëmtuara rëndë nga tërmeti në Turqi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka bërë të ditur se mbi 214 mijë ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar në jug të vendit.

22:28
Mjeku: Indi i hequr nga gjoksi i Bidenit ishte kanceroz

Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale – një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës – tha mjeku i tij të premten, duke shtuar se nuk kërkohej trajtim i mëtejshëm.

22:17
Detajet rrëqethëse/ Dalin pamjet, ku ishte ulur 23-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident, i fejuari tentoi ta shpëtonte

Teksa numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi ka arritur në 57, detaje rrëqethëse dalin për udhëtarët të cilët humbën jetën në tren.

22:06
Bombardimet e vazhdueshme ruse në lindje të Ukrainës, evakuohen 800 fëmijë

Granatimet e vazhdueshme ruse kanë detyruar zyrtarët ukrainas të evakuojnë një qytet në frontin lindor.

21:56
SHBA-ja njofton edhe për 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të premten paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila është në vlerë prej 400 milionë dollarësh.

21:52
Moment emocionues, qindra topa për fëmijët e prekur nga tërmeti

Pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, u rikthye edhe futboli në Turqi, teksa para se të fliste fusha, ishin tifozët ata që morën skenën për të dhënë një mesazh sa të bukur, aq edhe emocionues.

21:47
Shefi i Zoom, Greg Tomb pushohet nga puna ‘pa arsye’

Platforma e videokonferencave Zoom ka shkarkuar presidentin e saj, Greg Tomb, një ish-ekzekutiv i Google.

21:44
Rabini izraelit thotë se komuniteti LGBTQ+ është ‘arsyeja e tërmeteve të shkatërrimtare në Turqi e Siri’ (fotot)

Kryerabini i Jeruzalem ka bërë me faj së fundmi komunitetin e njohur si LGBTQI+, për tërmetet shkatërrimtare me magnitudë 7.8 e 7.6 që goditën Turqinë e Sirinë muajin e kaluar.

21:39
Artistët e njohur refuzojnë të performojnë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles për një arsye

Disa nga artistët më të famshëm britanikë të popit, duke përfshirë Adele, Harry Styles, Robbie Williams dhe Elton John, thuhet se kanë refuzuar mundësinë për të performuar në kurorëzimin e mbretit Charles në muajin maj.

21:30
Dy gola në pjesën e parë, Dortmundi i papërmbajtshëm ndaj Leipzigut

Borussia e Dortmundit e mbyll në epërsi të dyfishtë sfidën me Leipzigun në “Singal Iduna Park” në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës.

21:25
Lufta e ‘përgjakshme’ merr fund/ Argjentina tërhiqet, Ishujt Falkland i përkasin Britanisë

Britania e Madhe ka ëmbëngulur se Ishujt Falkland janë britanikë pasi Argjentina prishi një marrëveshje bashkëpunimi dhe nxiti bisedimet mbi sovranitetin e ishujve.

21:13
SHBA, dy burgime të përjetshme avokatit të njohur, për vrasjen e bashkëshortes dhe djalit

Ish-avokati i njohur Alex Murdaugh u dënua të premten me burgim të përjetshëm, pasi u gjet fajtor për vrasjen e bashkëshortes dhe të djalit të tij. Dënimi i dhënë përjashton edhe mundësinë e bërjes së një kërkese në të ardhmen për një lirim me kusht.