Përmbysje e çmendur, Arsenal “vrapon” drejt titullit

04/03/2023 18:18

Përmbysje e çmendur, në frymën e fundit nga ana e Arsenalit. Topçinjtë iu falën një goli të Nelson, për të marrë fitoren 3-2 në” Emirates Stadium” ndaj Bournemouth.

Sfida ishte shumë e luftuar, me Billing që shënoi që në minutën e parë për t’i dhënë avantazhin miqve. Në minutën e 57’ Bournemouth do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, me Senesi që realizoi golin e dytë për ekipin e tij.

Megjithatë “The Gunners” reaguan dhe në minutën e 62’ Partey ngushtoi diferencën, duke rihapur sfidën. White gjeti rrjetën në minutën e 70’ dhe barazoi për ekipin e Artetës.

Arsenal nuk u ndal dhe në minutën e 90+8’ Nelson përmbysi gjithçka dhe i huri 3 pikët ekipit të tij.

Pas raundit të 26’ Arsenal kryeson me 63 pikë, teksa Bournemouth renditet në vend të 19-të me 21 pikë.

Wolve-Tottenham ishte një sfidë shumë e luftuar, me vendasit që morën 3 pikët me fitoren 1-0. Traore shënoi në minutën e 82’ dhe i dha një triumf skuadrës së tij, me “Spurs” që tentuan në disa raste, por që në këtë takim ishin të pafat. Pas kësaj jave Wolves renditet në vend të 13-të me 27 pikë, teksa Tottenham renditet në vend të katërt me 45 pikë.

Top Channel