Reali i Madridit do të luajë të dielën sfidën e javës së 11 të La Liga ndaj Racing Santander.

Trajneri i Los Blancos, Jose Mourinho u shfaq në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të kësaj sfide duke bërë ironi për kalendarin e skuadrës së tij duke vënë në dukje faktin që Reali i Madridit do të luajë 3 ndeshje në 1 javë.

‘Nuk e di nëse do të jetë La Liga apo çështje televizionesh, por është  një ‘dhuratë e madhe’ që na bëjnë-ishte kritika e trajnerit portugez-do të jetë e vështirë, është një situatë thuajse unike, por është një test për rilindjen tonë’

Luzitani preferoi të transmetojë normalitet pas një jave që ishte një balsam për Los Blancos për shkak të fitores së El Clasico, por Mourinho zgjodhi të përsërisë frazën që e tha edhe pas triumfit në Camp Nou. ‘Objektivi ynë nuk është të fitojnë një ndeshje ndaj Barcelonës, por kampionatin-deklaroi Mourinho

Padyshim që Mourinho foli edhe për Topin e Artë të fituar nga Harry Kane me vetëm 28 pikë më shumë se Kylian Mbappe

‘Përtej mërzitjes që nuk fitoi një lojtar i imi, më vjen mirë për Harry, një futbollist, profesionist dhe person i jashtëzakonshëm-tha Mourinho që më pas u përqendrua te Mbappe-Kylian është Kylian, unik. Dhe çdo vit do të kemi një fitues të Topit të Artë, por shënuesi më i mirë në historinë e botërorëve është vetëm një. Diçka, që është absolutisht unike. Por ajo që më habiti pak ishte vendi i 11 për Bellingham, nuk kam koment’

Nuk mund të mos përmendeshin polemikat e shpërthyera mes Mbappe dhe Kinës në ditët e fundit. ‘Janë rreziqet e botës së sotme, ku shumë herë gjëja më e mirë që mund të bësh është të mos hapësh gojë-shtoi Special One që më pas doli në mbrojtje të Vincius kundrejt zërave që thonë se skuadra është më e mirë pa të

‘Situata e Vinicius është shumë e thjeshtë sepse nuk luan në kampionat, por luan në Champions dhe dua që sanksioni të mbarojë sa më shpejt sepse kam nevojë për të dhe jo sepse do të luajë titullar, por sepse është një futbollist i shkëlqyer qe kemi në një skuadër shumë të mirë’-tha trajneri i Realit të Madridit

Top Channel