Pas 7 fitoreve radhazi, për Manchester City vjen një tjetër frenim në Premier League. Këtë radhë skuadra e Enzo marescas është mposhtur në shtëpi nga Brighton 1-0 duke regjistruar disfatën e dytë radhazi, me skuadrën mike që në të njëjtën kohë mori hakun edhe për eliminimin nga Kupa e Ligës pak ditë më parë.

Brighton e nisi mjaft vrullshëm ndeshjen duke e bërë të qartë qëllimin e tij dhe pas vetëm 10 minutash lojë ‘Seagulls’ morën avantazhin në rezultat me golin e Ayari që u gjet në gatishmëri për të shfrytëzuar pasimin e De Cuyper por edhe rrëshqitjen e Matheus Nunes. Pas këtij momenti, Manchester City filloi të fitojë terren  duke zotëruar gjithnjë e më shumë topin, por pa mundur të gjejë golin e barazimit

Në pjesën e dytë, skuadra e Citizens e shtoi akoma më shumë presionin edhe pse shanset e pastra për shënim në minutat e para munguan. Mundësinë më të mirë e pati Ndiaye që në përfundim të një aksioni të rrjedhshëm, gjuajti me të djathtën në një pozicion të prirët duke goditur shtyllën. Në minutën e 89, O’Reilly pati një mundësi të shkëlqyer për të barazuar shifrat në 1-1, por gjuajtja e tij përfundoi pak centimetra jashtë porte, ndërsa në minutat shtesë Doku goditi tramversën dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e Brightonit 1-0 me Manchester City që tani rrezikon të parakalohet nga Arsenali.

Top Channel