Iu bllokua automatiku, por e zhbllokoi me thikë dhe vazhdoi ekzekutimet! Dëshmia e Hutrës për vrasjet në Kamëz: Doja të sigurohesha që vdiqën

04/03/2023 13:18

Vrasësi serial, Dan Hutra kishte për qëllim të ekzekutonte ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa dhe të gjithë familjen e saj.

Ai shkoi në shtëpinë e saj në Kodër Kamëz dhe nxori armën, por nuk mundi të qëllonte sepse ajo iu bllokua.

Menjëherë më pas, Hutra ka nxjerrë thikën dhe ka goditur me nusen e Fatosit (ish-kunatit) ne pjesën e sipërme te trupit. Ajo është rrëzuar në tokë, ngjitur me automjetin që ndodhej në oborr. Lutfia (motra e AIketës) është futur brenda në automjet, por ai e ka goditur me thikë në qafe dhe në trup. Doja të sigurohesha që kishte vdekur, ka deklaruar Hutra, sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Më pas, ai është futur në banesë dhe është përballur me Alketa Hysën dhe nënën e saj, Kujtime Hysen. Në fillim ka kontrolluar në banesë për të gjetur ish-vjehrrin, Zaim Hysën, por nuk e ka parë aty. Pas kësaj, është kthyer në sallon dhe me majën e thikës që mbante në dorë, ka zhbllokuar automatikun duke nxjerre fishekët dhe ka mbushur përsëri armën duke qëlluar në drejtim të ish-vjehrrës dhe në këto momente i ka dalë përpara ish-bashkëjetuesja e tij, Alketa Hysa.

Pas vrasjeve, Dani ka dalë jashtë, ka qëlluar sërish drejt makinës ku ndodhej kufoma e Lutfies. Plumbat kanë kapur kofanon dhe xhamin e parë të mjetit.

Pasi ka dalë nga shtëpia, Hutra ka hedhur thikën ne rrugë dhe armën e zjarrit e ka vendosur në sediljen e parë të pasagjerit.

Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit.

Hutra është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.

Mesditën e 1 marsit, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash.

Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur  ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin.

Sipas tij objektivi i radhës ishte një person me vendbanim në Kambinat, i cili sipas tij kishte shitur në vitin 1999 armën me të cilën u vra i ati në Durrës.

Por mungesa e një adrese të saktë si edhe etja dhe uria e detyroi atë të shkojë në disa biznese dhe të bjerë kështu në gjurmë të policisë që kishte orë që e kërkonte.

Pasi u arrestua ai ka treguar me gjakftohtësi para grupit hetimor për krimet dhe motivet të cilat i kishte planifikuar me imtësi që në kohën kur ishte në burg. Pasi doli më 16 shkurt vëzhgoi objektivat siguroi armën dhe makinën dhe vuri në jetë planin djallëzor.

Top Channel