Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit
43-vjeçari Nikolin Pali, i arrestuar nga forcat speciale greke EKAM pasi kërkohej prej 6 vitesh për vrasje të dyfishtë, rezulton i kërkuar edhe në Shqipëri.
Konkretisht, sipas autoriteteve greke, siç raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, ai kërkohet nga Interpol Tirana për akuzat “vjedhje me armë” në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.
Ndaj tij rezulton një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Sipas policisë greke, gjatë operacionit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë, 2 granata, 2 mekanizma ndezës, 3 palë pranga, leje qëndrimi e falsifikuar. Bashkë me 43-vjeçarin Pali, është arrestuar dhe partnerja e tij 41-vjeçare shqiptare për përkrahje të autorit të krimit.
Top Channel