E enjte, 28 Korrik 2022
20:25
Mes tensioneve në rritje SHBA-Kinë/ Biden dhe Xi, bisedë telefonike mbi 2 orë

Presidenti Joe Biden dhe homologu tij kinez Xi Jinping zhvilluan bisedën e pestë të presidencave të tyre të enjten, duke folur për më shumë se dy orë teksa hartojnë të ardhmen e marrëdhënieve të tyre të ndërlikuara në një kohë tensionesh ekonomike dhe gjeopolitike në rritje.

20:16
“E vetmja Kupë që nuk kam fituar”, Klopp bën polemika për datën: Dikush të shohë kalendarin

Liverpool sfidon Manchester City të shtunën në një ndeshje të vlefshme për finalen e Community Shield teksa trajneri i The Reds theksoi se kërkon të triumfojë edhe për arsye se deri më tani është i vetmi trofe që nuk ka fituar me anglezët.

20:07
Baballarët, dy muaj pushim për të rritur fëmijët! Miratohen ndryshimet në Kodin e Punës në Bullgari

Baballarët biologjikë dhe birësues në Bullgari do të kenë të drejtën e lejes atërore prej dy muajsh për rritjen e një fëmije nën moshën tetë vjeç, sipas ndryshimeve në Kodin e Punës të miratuar përfundimisht të enjten.

19:56
Vaji i Arganit, ari i shkretëtirës dhe mrekullitë për lëkurën

Vaji i Arganit është një nënprodukt organik i bërthamave të pemës së Arganit. Këto pemë vijnë nga Maroku dhe janë bimë autoktone.

19:49
Exclusive/ Mister paratë e polakut! Tregtari i armëve vdiq në Shqipëri. Ku u zhdukën miliona dollarë?

Shtohet misteri se ku kanë përfunduar miliona dollar paguar nga qeveria polake tregtarit të armëve Andrzej Izdebski,  që u nda nga jeta në Tiranë një muaj më parë. Në Shqipëri ai bënte një jetë modeste larg restoranteve të shtrenjta.

19:48
Zbulohen policët e fshehtë! Gjykata i thërret të dëshmojnë në një proces

Ndonëse ligji kërkon që ata të jenë të njohur vetëm nga eprorët pasi shërbejnë në Forcën e Posaçme Operacionale dhe kryejnë aksione vëzhgimi dhe agjentësh nën mbulim, Gjykata e Posaçme me miratimin e SPAK thërri 11 oficerë të kësaj njësie.

19:43
LDK: Do rrëzojmë Kurtin/ Shefi i grupit thotë se ka siguruar votat e 8 deputetëve të Vetëvendosjes

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka deklaruar se tetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do i bashkohen partisë së tij.

19:42
Tani nuk ka më dyshime, Barcelona zyrtarizon Kounde/ Ja shifrat e transferimit

Jules Kounde është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës.

19:34
Debati për “dosjet e sigurimit”/ PS kërkon ndryshimin e ligjit sipas kërkesës së autoritetit të dosjeve

Parlamenti miratoi dekretet e presidentit Bajram Begaj për marrjen e postit të zëvendës kryeministrit nga Belinda Balluku dhe të ministres së shtetit si kry-enegociatore me BE-në, Majlinda Dhuka.

19:33
Sekuestrohen pronat e trafikantit/ Ndërtuesi i “Rindërtimit” i dënuar nga Spanja për drogë, SPAK i bllokon pronat

Një nga përftuesit e fondeve publike për procesin e Rindërtimit doli i humbur në SPAK , pasi me urdhër të prokurorëve të posaçëm iu bllokuan atij dhe familjarëve më të ngushtë 23 asete pasurore.

19:32
Video/ Dhunë në rrugët e Athinës, grupet anarkiste përplasen ashpër me policinë

Ka degjeneruar në akte dhune protesta e grupeve anarkiste në kryeqytetin grek.

19:31
Zjarret e shumta shfarosin hektarë me pyje në parkun kombëtar çek në kufi me Gjermaninë

Në pamjet e rënda shihej sot tymi i ngritur prej vatrave të shumëfishta e të pashpjegueshme të zjarreve në Hřensko, bashkia e Republikës Çeke në kufirin verior me Gjermaninë.

19:20
Dushe me ujë të ftohtë dhe reduktime në ngrohje, qyteti gjerman i Hanoverit reagon ndaj krizës së gazit rus

Qyteti gjerman i Hanoverit ka fikur ngrohjen për shkak të krizës së gazit rus, duke bërë që dushet të kenë vetëm ujë të ftohtë. Ky është qyteti i parë i madh që mbyll ujin e nxehtë, pasi Rusia uli furnizimin me gaz në Gjermani.

19:13
Kancelari austriak pret Viktor Orban në Vienë pas komenteve të kontestuara (fotot)

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer priti sot kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban për vizitë zyrtare në Vienë.

19:07
Hapja e negociatave dhe 100-vjetori i lidhjes Shqipëri-SHBA festohen sot me koncert në sheshin “Skënderbej”, ja këngëtarët që do të ngjiten në skenë

Dy ngjarje historike, hapja e negociatave me BE-në dhe 100 vjet miqësi me SHBA-të, janë arsyeja për të festuar sot në sheshin “Skënderbej”.

18:57
Tani është pjesë e Bayernit, holandezi zbulon pse iku nga “Zonja e Vjetër”

Matthijs de Ligt rikthehet të flasë për përvojën e tij tek Juventusi. Mbrojtësi holandez, i transferuar pak ditë më parë te Bayerni, zbuloi për ESPN arsyen që e shtyu atë në korrik të vitit 2019 të largohej nga Ajaxi për t’iu bashkuar Juves.

18:44
Escobar: Pavarësia energjetike, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara.

18:37
Thyen rekorde, këngëtari Ed Sheeran bëhet artisti i parë që…

Këngëtari i njohur Ed Sheeran, i cili është nominuar pesë herë në “MTV VMA 2022”, ka arritur gjithashtu një rekord historik të Spotify.

18:28
Pse po vonon nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Vonesat nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) sa i përket nxjerrjes së materialeve shfajësuese, por edhe redaktimet e shumta në aktakuzë dhe dëshmitë e dëshmitarëve, janë duke i penguar hetimet e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë Gregroy Kehoe, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

18:28
Formacionet zyrtare/ Josa bën tre ndryshime, Vllaznia synon kualifikimin në Kraiovë

Vllaznia do të kërkojë befasinë në Rumani, në ndeshjen e kthimit ndaj Universitateas së Craiovës.

18:24
Vijojnë sulmet në Ukrainë, raketat shkaktojnë pesë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Pesë persona janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me raketa ruse në qytetin qëndror të Ukrainës Kropyvnytskyi këtë të enjte.

18:16
Çifti amerikan me lidhje të dyshuara me KGB akuzohet për vjedhje identiteti të bebeve të vdekura (fotot)

Një çift nga Hawaii është akuzuar sot nga autoritetet federale në SHBA për vjedhjen e identitetit të bebeve të vdekura dhe në të kaluarën mund të kenë pasur lidhje me shërbimet sekrete sovjetike KGB, thuhej në dokumentet e gjykatës.

18:15
“Partia e Lirisë do ndjekë rrugën ligjore kundër Autoritetit të Dosjeve”/ Vasili: Shpifjet ndaj Metës janë të dhimbshme!

Deputeti Petrit Vasili foli sot jashtë Kuvendit lidhur me kërkesën e Autoriteti të Dosjeve për Parlamentin për dosjen e ish-bashkëpunëtorit të sigurimit I.M.

18:14
4IG forcon kompanitë ONE dhe ALBTELECOM në Shqipëri

Përzgjidhet ekipi drejtues që do udhëheqë integrimin e dy kompanive

18:03
Labëria “bëhet bashkë” në një festival polifonie, iniciativë e deputetit Vullnet Sinaj!

Sezoni veror është në kulmin e tij, por Vlora duket se do të rezervojë surprizën më të bukur për turistët e interesuar në një nga trashëgimitë më të vjetra shqiptare, këngën polifonike.

18:02
Mesfushori i Realit, kundër VAR-it: Do ta zhdukja menjëherë!

Në futboll ashtu si në jetë, duhet të mësohesh me gjithçka. Situata që deri 10 vjet më parë dukeshin të paimagjinueshme tani janë pjesë integrale e lojës, si, për shembull, prezenca e VAR-it.

17:56
“E përdorën parlamentin si fasadë”/ Tabaku: Dosjet? Kemi qenë gjithmonë pro hapjes, bashkë me lustracionin

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në fund të seancës së sotme parlamentarem, theksoi rëndësinë e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

17:48
Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri, emërimi i Belinda Ballukut merr 76 vota pro

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet e fundit në qeveri, me shkarkimin nga detyra të Arben Ahmetaj si Zëvendëskryeministër, emërimin e Belinda Ballukut në detyrën e Zëvendëskryeministres, dhe emërimin e Majlinda Dhukës si kryenegociatore.

17:48
Qyteti gjerman mbyll të gjitha dyqanet e basteve prej ‘dyshimit të përfshirjes’ në rrjetin e pastrimit të parave (fotot)

Masa konsiderohet arbitrare dhe e pabazë nga kritikët, por drejtuesit e dyqaneve kanë një javë kohë të bindin zyrtarët e Bremen se “nuk janë një fasadë e parave të krimit”.

17:44
Numër i lartë vdekjesh dhe infektimesh, situata e COVID në vendin tonë për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e infektimeve me COVID-19 në 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitiv 1228 persona, ndërsa 3 të tjerë e humbur betejën me virusin.

17:39
Debati për dosjet e ish-Sigurimit/ Balla: Genta Sulën e dy të tjerë i bëtë patronazhistë, ja çfarë pres nga PD

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kërkoi sot në kuvend vazhdimin e punës së Autoritetit të Dosjeve pasi tha se bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit janë sot në pozicione drejtuese në politikë dhe jo vetëm.

17:35
Vrasja e ish-drejtorit të tensionit të lartë për Veriun/ Gjykata lë në burg Dorjan Keqin, 40-vjeçari mohon akuzat

Këtë të enjte është përballur me gjykatën për masën e sigurisë, Dorjan Keqi, i akuzuari për vrasjen e ish-drejtorit  të OST, Sajmir Jaku në vitin 2016.

17:29
Historiku i body-t të famshëm që frymëzoi Jennifer Lopez dhe Beatrix Ramosaj

Gjithmonë na ka rënë rasti që të shikojmë personazhe të showbizit shqiptar dhe të huaj gjithashtu që kanë bërë ‘xing’ në veshje.

17:25
Studimi: Miliona njerëz mund të vuajnë nga problemet afatgjata të nuhatjes ose shijes, pas infektimit me COVID

Një studim i ri ka zbuluar se rreth një në 20 njerëz që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në mbarë botën kanë probleme afatgjata të nuhatjes ose shijes për të paktën 6 muaj.

17:21
Opozita kërkoi debat për ndryshime në qeveri/ Balla: Nuk ka ndodhur kurrë! Nikolla: S’mund të bëhen pjesë e diskutimit

Debati i kërkuar nga opozita për ndryshimet e bëra në qeveri nuk do të zhvillohet në seancën e sotme parlamentare.

17:17
“Asgjë nuk të heq qyrkun e vjedhësit”, Berisha: Seanca sot pa debat, vendim që merret në kuadër të monizmit të plotë

Një akt të pashembullt, në dhunim flagrant i të drejtës së deputetit për debat në këtë parlament, e ka konsideruar ish kryeministri Sali Berisha, seancën e posacme të kuvendit, ku pritet të votohen pa debat ndryshimet në qeveri.

17:10
Ndryshimet në qeveri/ Alibeaj me tone të ashpra në Kuvend: Tregojini shqiptarëve pse po ikën njëri e vjen tjetri

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur me tone të ashpra sot në parlament, teksa ka kërkuar që të zhvillohet debat për ndryshimet e fundit në qeveri.

17:10
Vdekja e mistershme e motrave saudite në Sydney habit policinë australiane (fotot)

Policia australiane ka thënë se është ende pa pista hetimi pas gjetjes së trupave të dy të rejave saudite, trupat e të cilave besohet se kanë qëndruar të pazbuluar per gati një muaj në apartamentin e tyre në Sydney.

16:59
Marseille, presion Interit për sulmuesin, a do ta lënë të lirë zikaltrit?

Alexis Sanchez është objektiv konkret i Olimpikut të Marsejës për sulmin. Nga Franca raportojnë se drejtuesit e klubit të njohur po i ushtrojnë presion të fortë Interit për shërbimet e sulmuesit kilian.

16:56
Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës dënohet për “diskreditim” të ushtrisë

Gazetarja televizive ruse, Marina Ovsyannikova, e njohur për protestën e saj të drejtpërdrejtë kundër luftës, është dënuar për “diskreditim” të forcave të armatosura të vendit.

16:47
Tifozët turkë provokojnë rivalët ukrainas me thirrje ‘Vladimir Putin’ në përballjen në Stamboll (VIDEO)

Tifozët turkë të klubit Fenerbahce dëgjoheshin dje të provokonin rivalët e Dynamo Kiev me thirrje ‘President Vladimir Putin’ gjatë përballjes së tyre për kualifikueset e ‘Champions League’ të mërkurën në Stamboll.

16:43
E ardhme apo fantazi? Zbulohet dizajni i ndërtesës madhështore në Arabinë Saudite, do të funksionojë si një qytet i tërë (Foto)

Arabia Saudite ka zbuluar dizajnet për një projekt ambicioz urban “The Line”, i shpallur si një qytet me ndërtim në shkretëtirë, i cili do të shtrihet mbi 106 milje dhe do të strehojë 9 milionë njerëz.

16:42
Video/ Eksplozivi në servisin e makinave, momenti kur autori zbret nga biçikleta dhe vendos lëndën plasëse

Dy persona ende të paidentifikuar, këtë të enjte herët në mëngjes kanë shkuar me biçikletë drejt një biznesi për t’i vendosur një sasi lënde eksploziv.

16:32
Dy kushtet e panegociueshme të Piquesë që fëmijët e tij të jetojnë në Miami

Në fillim të qershorit të kaluar, një nga lajmet sensacionale të verës ishte: “Shakira dyshohet se kapi mat Gerard Piquénë me të dashurën e tij të re”. Që atëherë qarkulluan dhjetëra thashetheme, derisa pak ditë më vonë çifti konfirmoi ndarjen. Tashmë këngëtarja po përpiqet ta bindë lojtarin e Barçës që fëmijët e tyre të transferohen me të në Miami, propozim që qendërmbrojtësi deri tani nuk e ka pranuar.

16:32
Mike Tyson shqetëson fansat, shfaqet me bastun rrugëve të New York-ut

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, është filmuar së fundmi teksa po ecte me bastun jashtë një hoteli në Nju Jork, gjë që ngjalli shqetësim tek fansat e tij duke pasur parasysh se pak ditë më parë ai përmendi se “data e tij e skadencës” ishte afër.

16:25
Muzeumi polak i luftës u lutet vizitorëve të ndalojnë ‘aventurat intime’ brenda bunkerëve (fotot)

Një muze ushtarak në Poloni u ka bërë thirrje vizitorëve të tij ‘të përmbahen’ pasi korridoret e errëta janë kthyer në një vend të preferuar seksi për çiftet.

16:23
Të ikësh nga Rusia për lirinë e fëmijës së palindur

Më 21 korrik, autoritetet ruse akuzuan këshilltaren e pavarur të qytetit Novosibirsk, Khelga Pirogova, për shpërndarjen e “informacionit të rremë që diskrediton forcat e armatosura” dhe nisën një hetim penal. Të nesërmen, ajo u largua në Gjeorgji në heshtje.

16:20
6-mujori/ Kredia e re në rritje me 24%, qëndron në nivelet më të larta në 7 vjet

Kredia vijoi të rritet me ritme të qëndrueshme edhe për muajin qershor. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia e re për ekonominë arriti vlerën e 25.3 miliardë lekëve, me një rritje prej 0.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

16:14
”Piqet” jugu i SHBA-së, miliona vetë në darën e vapës mbytëse!

Një valë e pandërprerë të nxehti po mundon rajonet veriperëndimore dhe disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku miliona njerëz po përballen me një raund tjetër temperaturash përvëluese.

16:08
Ja cili është aeroporti më i frekuentuar në Europë

Aeroporti i Stambollit renditet i pari mes atyre europianë, me rreth 5.9 milion pasagjerë në qershor.

16:07
​Deputeti i PDK-së akuzohet për gjuhë fyese ndaj grave në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha u akuzua se përdori gjuhë fyese ndaj grave në seancën e sotme të Kuvendit.

16:04
Përshpejtohet rritja e nivelit të detit në Mbretërinë e Bashkuar

Niveli i detit po rritet shumë më shpejt në krahasim me një shekull më parë, sipas një hulumtimi të ‘Met Office’ për klimën dhe motin në Mbretërinë e Bashkuar.

15:57
Modelja e TikTok bie drejt vdekjes nga kahu i vinçit 15m të lartë pas përmbysjes nga era (video-fotot)

Në disa pamje të rënda të publikuara sot shihen momentet kur një protagoniste në rrjetin TikTok bie drejt vdekjes kur kabina e vinçit ku ajo punonte, përmbyset nga erërat e forta në Tyumen, në Rusinë jugore.

15:55
Ngecin në rrjetet artizanale, ngordhin me dhjetëra pinguinë në Uruguaji. Masakër e panevojshme!

Me dhjetëra pinguinë dergjen të ngordhur në brigjet e një plazhi të Maldonados në Uruguaji.

15:50
Chelsea merr përsipër rrezikun t’i humbë falas, bllokon kalimin e dy spanjollëve te Barça

Chelsea humbi një tjetër betejë me Barcelonën në merkato, me Kounde që nënshkroi me klubin katalan, edhe pse oferta e bluve të Londrës ishte më e mirë. Francezi në fund zgjodhi gjigantët e Spanjës, të cilët i priti deri në momentin e fundit.

15:43
Hapen portet e Detit të Zi, nis puna për eksportin e drithërave!

Pas marrëveshjes së vulosur në Stamboll, shenjat e para të zhbllokimit të situatës së drithit po shihen dhe në terren.

15:35
Aleatët bëhen armiq, Abazoviç i kthen përgjigje Gjukanoviçit për akuzat!

Dritan Abazoviç reagoi po aq ashpër ndaj presidentit Milo Gjukanovic, sa ç’ishte dhe akuza e këtij të fundit ndaj kryeministrit malazez për marrëveshje me Kishën Serbe, ndërsa e fshikulloi dhe për Ballkanin e Hapur.

15:29
Shakira shfaq format natyrale në plazhin e Cabo San Lucas me dy bijtë, pas ndarjes me Gerard Pique (fotot)

Megjithë ndarjen nga futbollisti Gerard Piqué në maj, Shakira tregonte dje se ishte ende e fokusuar në familjen e saj teksa kishte dalë me dy djemtë nëntë vjeçarin Milan, dhe shtatë vjeçarin Sasha, në plazhin ekskluziv të Cabo San Lucas në Meksikë.

15:27
Kupat e Europës/ Tirana, Vllaznia dhe Laçi zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencave ku të treja skuadrat shqiptare, Tirana, Vllaznia dhe Laçi i kanë llogaritë e hapura për kualifikimin e mëtejshëm.

15:20
Bomba dhe dasma! Mes luftës, shtohet numri i martesave në Ukrainë!

Bombat ruse dhe frika e një lufte disa mujore që nuk dihet si do të përfundojë, po e marrin dhe një mesazh sfide nga ukrainasit.

15:15
Përplasje për fondet! Reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: Protestat u nxitën nga rivalët politikë

Një ditë pas padisë nga disa fermerë në prokurori, kryebashkiaku i Vau Dejesit, Mark Babani i është përgjigjur në këtë mënyrë.

15:11
Rrëmbehet adoleshenti në Elbasan/ Rrëmbyesit e liruan dje në mbrëmje, policia kishte nisur kërkimin

Policia e Elbasanit ka arrestuar katër të rinj të cilët rrëmbyen një minoren dhe e mbajtën të bllokuar ditën e mërkurë.

15:10
Zhdukja e 49 arkave me banane, Gjykata e Durrësit lë të lirë 8 të arrestuarit e tjerë

Gjykata e Durrësit la të lirë të enjten, edhe 8 të arrestuarit e tjerë për zhdukjen e 49 arkave me banane në portin detar.

15:06
“Fletorja zyrtare” në terr/ Faqja ku publikohen vendimet e qeverisë dhe administratës, jashtë funksionit

Pas 11 ditësh nga sulmi kibernetik që goditi serverat e-Albania, faqja e publikimit të vendimeve të qeverisë dhe njëkohësisht faqja e Fletores Zyrtare është e pa-aksesueshme.

15:02
Biden mesazh për shqiptarët: Në krah me ju, kundër korrupsionit dhe për hyrjen në BE

President i SHBA-ve Joe Biden përmes një video mesazh përcolli urime për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

14:53
Një bakter i rrezikshëm gjendet në tokën e Misisipit

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë gjetur një lloj të rrallë, por të rrezikshëm të një bakteri në tokën dhe disa mostra uji të Misisipit.

14:30
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano paraqitet në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ndërsa nuk dihet ende qëllimi i vizitës së tij në Strukturën Antikorrupsion.

14:30
Brazili në ankth për legjendën, Pele: Forca, ujk i vjetër!

I gjithë Brazili në ankth për Mario Zagallon, legjendën e “Seleçaos”, kampion bote si futbollist dhe trajner. Sipas raporteve të shtypit lokal, Zagallo u shtrua në një spital në Barra da Tijuca, në periferi të Rio de Janeiro, për një infeksion në frymëmarrje.

14:20
​2 të vdekur dhe 1603 persona pozitiv me Covid19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Ministria e shëndetësisë në Kosovë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 2 persona.

14:12
Si i shpenzon paratë miliarderja Kylie Jenner? Vetëm për veshje harxhon 300 mijë dollarë në muaj

Kylie Jenner është miliardere, por nëna e saj sërish shqetësohet për shpenzimet e saj. Sipas “Page Six”, Kris Jenner-it nuk i pëlqen që e bija shpenzon shumë para.

14:12
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, “Benzi” përplaset me kamionin, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

14:03
U kap duke vaditur kanabisin, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë, çfarë i gjeti policia

Një 35-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur në flagrancë nga policia duke ujitur bimët narkotike.

13:52
Kriza botërore ndikon tek pasuritë e paluajtshme, gruaja më e pasur në Azi pëson përgjysmim të vlerave monetare

Yang Huiyan, gruaja më e pasur e Azisë, ka pësuar rënien e pasurisë së saj në 11 miliardë dollarë nga gati 24 miliardë dollarë këtë vit pasi kriza e pronave në Kinë përshkallëzohet , sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg .

13:46
Formula 1/ “Tërhiqem në fund të sezonit”, katër herë kampioni i botës merr vendimin final

Sezoni aktual është i fundit në karrierë për Sebastian Vettel. Piloti gjerman fitoi katër tituj botërorë radhazi (2010, 2011, 2012, 2013) me skuderinë RedBull. 35-vjeçari, pjesë e Aston Martin-Mercedes, renditet në vendin e 14-të në renditjen e këtij sezoni. Sot ka bërë postimin e parë në rrjetin social Instagram.

13:44
Sëmundja e rënë e Passarellas? Familja shpjegon me detaje gjendjen e ish-kampionit të botës

Pas lajmeve që qarkulluan një ditë më parë për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-futbollistit të kombëtares argjentinase, Interit dhe Fiorentinës në Itali, Daniel Passarella, orët e fundit, në Buenos Aires, familja ka publikuar një deklaratë në të cilën mohon kategorikisht hipotezën se “El Caudillo” vuan nga Parkinsoni, Alzheimeri ose ALS.

13:36
Zonja e parë e Ukrainës: Jemi nën stres të vazhdueshëm

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska, thotë se Ukraina i është drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë për këshilla lidhur me shëndetin mendor pasi vendi është “nën stres të vazhdueshëm” nga pushtimi.

13:28
Emri/ I dënuar me 8 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, SPAK i sekuestron të gjitha pasuritë biznesmenit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me propozim të prokurorisë, ka vendosur sekuestrimin e të gjitha pasurive në ngarkim të shtetasit Anton Gjinaj.

13:19
Forcimi i pavarësisë energjetike/ Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen me MCC-në

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten marrëveshjen për Programin Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës.

13:19
Morën peng të miturin, arrestohen katër të rinjtë në Elbasan

Katër persona janë vënë në pranga në Elbasan, pasi mbajtën peng një të mitur mbrëmjen e djeshme.

13:14
Më shumë se 100,000 refugjatë ukrainas mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar

Mbi 100 mijë njerëz që janë larguar nga Ukraina si pasojë e agresionit rus, kanë marrë strehim në Mbretërinë e Bashkuar përmes skemave të vizave.

13:08
Rusia: Ende s’ka marrëveshje për këmbim të të burgosurve me SHBA-në

Rusia ka thënë të enjten se janë duke u zhvilluar bisedime për këmbim të mundshëm të të burgosurve në mes të Moskës dhe Uashingtonit, por ende nuk është arritur marrëveshje.

12:56
Kompania Meta pëson rënie të të ardhurave për herë të parë

Meta, kompania amë e rrjetit social, Facebook, ka pësuar rënie të të ardhurave për herë të parë.

12:44
Në një ditë 16 zjarre, dëmet më të mëdha janë në Mirditë, Kurbin dhe Përrenjas

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë 16 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë.

12:41
Mbi 75 mijë ushtarë rusë “të vrarë apo të plagosur në luftë”

Më shumë se 75.000 ushtarë rusë që luftonin në Ukrainë, besohet se janë vrarë apo plagosur, ka thënë ligjvënësja amerikane, Elissa Slotkin.

12:24
42-vjeçari godet me shufër hekuri të miturin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet këtë të enjte ku është goditur një i mitur.

12:17
Rezistencë për targat/ Mitrovicë, serbët duhet të heqin targat dhe të vendosin të Kosovës

Ka mbetur më pak se një javë deri në fillimin e afatit për zëvendësimin e targave ilegale KM me ato të Republikës së Kosovës.

12:14
Dyshohet se punon për grupe kriminale, burg për ish-policin e RENEA-s! Remal Rada: Më futën në kurth

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg ndaj ish efektivit të repartit special Renea Remal Rada dhe 28 vjeçarit  Elton Hithi , të arrestuar gjatë operacionit Pasagjeri dhe që dyshohen për arsenal armësh sipas versionit të policisë.

12:08
Koreja e Veriut kërcënon SHBA: Gati për mobilizimin ushtarak!

Koreja e Veriut i rikthehet kërcënimeve me deklaratën e liderit të saj, Kim Jong-un, që ohon se vendi i tij është i gatshëm që të mobilizojë forcat bërthamore.

12:06
Befason Blinken, i bën ofertë Moskës: Dy amerikanët në këmbim të…

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar një marrëveshje Rusisë për të lënë të lirë yllin e basketbollit Brittney Griner dhe amerikanin tjetër të burgosur, Paul Whelan.

12:04
Maqedonia e Veriut, referendum për BE-në? “A e doni anëtarësimin në këto kushte”!

Pasi pala maqedonase e pranoi propozimin francez, që i hapi rrugën celjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Shkupin e për Tiranën, lideri i partisë më të madhe të opozitës, VMRO-DPMNE hodhi idenë e një referendumi.

12:02
Problemet me energjinë, SHBA ndihmon Kosovën: Marrëveshje 236 milionë USD!

236 milionë dollarë do të investohen në sektorin energjetik të Kosovës në kuadër të marrëveshjes së programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit.

12:00
‘Serbia, armiku kryesor i Kosovës’/ Del draft-strategjia: Shërbim i detyrueshëm ushtarak!

Për herë parë, Serbia përmendet si rreziku më i madh për Kosovën në një dokument zyrtar sic është sraft-Strategjia e Sigurisë, e miratuar në Prishtinë nga Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

11:49
Marrëdhënia shekullore me SHBA-në/ Begaj: Rezultatet e kanë shndërruar vendin tonë në një partner konstruktiv dhe diplomatik

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në konferencën e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në, është shprehur se iniciatori dhe roli kryesor i nisjes së këtyre marrëdhënieve është ish-presidenti Wilson.

11:29
Përvjetori i marrëdhënieve me SHBA/Presidenti Biden uron shqiptarët: Krenar dhe i lumtur për bashkëpunimin tonë, të luftojmë të keqen bashkë

Presidenti i Amerikës Joe Biden, ka uruar shqiptarët në 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në, përmes një videomesazhi, ku shprehet i lumtur dhe krenar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimim me shqiptarët.

11:26
Një shekull marrëdhënie me SHBA/ Yuri Kim: Amerika nuk është lëkundur kurrë në besimin tek ju, jemi krenarë për ju

Ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, gjatë konferencës që po mbahet e rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në, është shprehur krenare për bashkëpunimin mes dy vendeve.

11:06
Emri/ I pajisur me municione luftarake dhe silenciator, në pranga 45-vjeçari që lëvizte në Tiranë me armë

Një tjetër rast i lëvizjes së qytetarëve në kryeqytet pajisur me municion luftarak, është goditur ditën e sotme, ku në pranga ka rënë një 45-vjeçar me emrin Ermir Kroqi dhe është shpallur në kërkim Martin Ramaj për moskallëzim krimi.

10:55
Katër ditë në flakë! Vihet nën kontroll vatra e zjarrit në zonën e Liqenit të Zi në Belsh

Është vënë nën kontroll por vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në zonën e Liqenit të Zi në Belsh.

10:50
Çifti Zelensky në kopertinën e ‘Vogue America’/ Polemikat: Lufta nuk është instagram. Ka njerëz që vuajnë!

Ka shkaktuar polemika, kopertina e revistës së njohur Vogue America, në numrin e të së cilës, shfaqet presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena.

10:43
100 vite marrëdhënie me SHBA/ Presidenti Begaj: Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka uruar 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan se gjatë këtyre viteve ka pasur një partneritet të ngushtë dhe miqësor mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

10:35
Shpërndarje e drogave të forta në Elbasan/ Arrestohet një person, në kërkim bashkëpunëtori

Një 37-vjeçar me inicialet E.K. është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi kryente aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa bashkëpunëtori i tij 28-vjeçari me inicialet E.R është shpallur në kërkim.