“Karnavalet”, opereta gazmore e kompozuar nga Avni Mula është rikthyer në shtëpi pas 45 vitesh nga Trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Në teatrin Anton Zako Çajupi publiku ka mirëpritur produksionin e artistes së madhe Inva Mula e cila me idetë e saj regjisoriale ka rikthyer një nga krijimet më të njohura të babait të saj.

Edhe për sopranon Renisa Laçka në rolin e Afrovitit emocionet në Korçë kanë qenë të shumëfishta.

Për Drejtorjen e teatrit kombetar te Operas Abigela Voshtiva here pas here trupa e operas do ti rikthehet krijimtarise së kompozitorëve tanë, me pjesë të cilat prej shumë vitesh nuk e kanë parë skenën.

Karnavalet arritën këtë sukses edhe falë interpretimit të orkestrës Simfonike të TKOB-së, si dhe Korit të TKOB-së, duke bashkëpunuar edhe me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura.

Top Channel