Qirinj dhe lule para katedrales, Korça solidarizohet me viktimat e aksidentit tragjik në Greqi

05/03/2023 20:27

Në ditën e zisë kombëtare pas aksidentit fatal të përplasjes së trenave në Greqi që u shoqërua me një bilanc tragjik viktimash ku humbën jetën edhe shqiptarë, në qytetin e Korçës janë ndezur qirinj dhe janë vendosur lule në shenjë solidariteti.

Qytetarë por edhe përfaqësues të institucioneve gjatë ditës kanë ndezur qirinj,dhe vendosur lule në sheshin para katedrales duke u bashkuar me dhimbjen e atyre që humben familjaret dhe njerëzit e dashur.

Pas ndezjes së qirinjve, përfaqësues të bashkisë së Korçës dhe Konsulli Grek së bashku me qytetarë u bashkuan në një tjetër organizim buzë mbrëmjes duke marshuar në shenjë solidariteti nga sheshi i katedrales deri tek konsullata greke ndërsa kanë uruar që ngjarje të tilla mos përsëriten më.

Në aksidentin tragjik të përplasjes mes dy trenave qe ndodhi në 1 mars në Greqi në radhët e viktimave kishte edhe emigrantë nga Shqipëria.

Top Channel