Milani nuk ia doli të merrte pikë në fushën e Fiorentinës në javën e 25-të të Serisë A e tashmë rrezikon seriozisht edhe zonën Champions.

Kuqezinjtë u mposhtën 2-1 në “Artemio Franchi”, ku vendësit ishin më të qartë dhe këmbëngulës në lojën e tyre.

Takimi u zhbllokua në minutën e 49-të nga Niko Gonzalez, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt Milani mori goditjen përfundimtare pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës vjollcë, i përmbyllur me gol nga Luka Jovic.

Në minutat shtesë, pak para së gjyqtari të vërshëllente për fundin e takimit, Theo Hernandez realizoi për Milanin golin që vlejti vetëm për statistikë.

Top Channel