Atletico Madrid vijon me fitoret në La Liga. Skuadra e Diego Pablo Simeones këtë radhë mposhti Levanten në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve.

Në sfidën e zhvilluar në Ciutat de Valencia, Atletico gjeti golin e avantazhit që në minutën e 16 me Hjulmand, por goli i tij u anulua nga sistemi VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Los Colchoneros arritën të zhbllokonin rezultatin.

Në minutën e 36, Alejandro Grimaldo me të majtën e tij mposhti portierin Ryan për të çuar rezultatin në 1-0 për Atletico Madrid dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Në minutën e 62, skuadra madrilene shënoi edhe golin e dytë, këtë radhë me Giuliano Simeones, edhe ku me një gjuajtje me të majtën pasi mori një pasim të gjatë nga Baena. Në castet e fundit pati hapësira edhe për Jonathan David dhe Lookman, por rezultati mbeti 2-0 për Atletico Madrid që në këtë mënyrë e çon në 7 numrin e fitoreve radhazi dhe në 9 atë në total në këtë sezon të ri në La Liga.

Top Channel