Aktivistja amerikane për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ndërron jetë në moshën 75-vjeçare

05/03/2023 21:26

Judy Heumann, një avokate dhe një udhëheqëse e njohur ndërkombëtarisht i lëvizjes për të drejtat e aftësisë së kufizuar ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Aktivizmi i saj çoi në zbatimin e legjislacionit kryesor në Shtetet e Bashkuara.

Pas kontraktimit të poliomielitit si fëmijë, ajo u bë përdoruesja e parë e karriges me rrota që punoi si mësuese në qytetin e Nju Jorkut. Ajo vdiq të shtunën në Uashington DC. E lindur në vitin 1947 në Filadelfia dhe e rritur në Brooklyn, Nju Jork, ajo u sëmur nga poliomieliti kur ishte dy vjeç dhe humbi aftësinë për të ecur.

Heumann ishte në ballë të demonstratave të mëdha të të drejtave të aftësisë së kufizuar, ndihmoi në miratimin e ligjeve dhe themeloi organizata kombëtare dhe ndërkombëtare të avokimit.

Heumann gjithashtu shërbeu si në administratën e Klintonit ashtu edhe në atë të Obamës dhe kishte më shumë se 20 vjet përvojë jofitimprurëse. Barack Obama tha se ishte “me fat” që punoi me Heumann dhe i bëri homazhe përkushtimit të saj të përjetshëm për të luftuar për të drejtat civile.

Lufta e saj për të drejtat civile e çoi atë në organizimin e një proteste 24-ditore në një ndërtesë federale të San Franciskos në vitin 1977, një ngjarje e cila përfundimisht ndihmoi në hapjen e rrugës për Aktin e Amerikanëve me Aftësi të Kufizuara (ADA) në 1990.

Krahas aktivizmit të saj të gjatë prej dekadash, ajo gjithashtu bashkëautore e kujtimeve të saj, Being Heumann, dhe versionin e tij për të rritur të rinj, Rolling Ëarrior, dhe u shfaq në dokumentarin e nominuar për Oscar, Crip Camp: A Disability Revolution.

Top Channel