Këngëtari Ardit Gjebrea ishte artisti i radhës që shkeli derën e Strukturës së posacme Antikorrupsion. Për rreth tre orë, Gjebrea qëndroi në ambientet e SPAK ku u mor në pyetje, për një ccështje të mbuluar nga sekreti hetimor. Teksa dha një koment të shkurtër, Gjebrea bëri me dije se është thirrë si person në dijeni, ndërsa nuk kurseu as batutat. Pyetur nga Top Neës, zyra e shypit e Prokurorisë së Posaccme deklaroi se veprimet hetimore përbëjnë sekret hetimor dhe “nuk kemi asgjë për të ndarë”. Sipas burimeve jo zyrtare, marrja në pyetje ka lidhje me një fraksion të veccuar të një dosjeje për hetim pasuror. Këngëtari ishte i pashoqëruar nga përfaqësues ligjor, ndërsa pritet një reagim i strukturës së posaccme për të zbardhur arsyen e thirrjes së artistit në Prokurori.