“Nuk ka pyetje më turpëruese, më komprometuese në rrafshin moral dhe ligjor sesa kjo pyetje. Edi Rama është faktuar tashmë si ndërtuesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. I narkokracisë më të egër në planet. Shqipëria është disa herë më narkoshtet se Kolumbia që prodhon kokainën, sepse Shqipëria është parajsa e larjes së parave të klaneve më të fuqishme të drogës në Europë dhe në botë. Nuk e di a e patë një studim të fundit, 80% e ekonomisë shqiptare ishte përqendruar në Tiranë. Iku vendi. 80% e ekonomisë shqiptare në kullat, monumentet e drogës dhe korrupsionit. Katastrofë në rrafshin ekonomik. Të shtrosh pyetjen "Të ikë narkodiktatori, po kush do vijë?", do të thotë të jesh skllav i narkodiktatorit.