Sfida me Bjellorusinë në Nations League, do vendosë drejtësi arbitri që ka gjykuar Kukësin në të kaluarën
Me Max Allegrin punoi te Milani, duke ia dalë të fitonin së bashku titullin kampion.
Por, Antonio Cassano nuk e pëlqen aspak stilin e futbollit që praktikon trajneri i Juventusit. Në shumë raste e ka kritikuar dhe është tallur me të.
Në prononcimin e fundit, ish-futbollisti i njohur italian theksoi: “Nuk kam pasur kurrë probleme me të, por pas kritikave që i kam bërë ai nuk më telefonon më. Juventusi nuk më ka magjepsur kurrë.
As për një sekondë, stili i tyre nuk përshtatet me idetë e mia të futbollit. Aventura ime te Juventusi do të zgjaste tri ditë. Do më blinin ditë e parë, do të më prezantonin në të dytën. Në të tretën do të më nxirrnin jashtë me shkelma.
Ka një vit e gjysmë që Juventusi i Allegrit ma shpif. Ai ka mbetur dhjetë vite mbrapa, edhe pse ka skuadrën më të fortë të kampionatit”, theksoi Cassano.
Top Channel