Një analizë shkencore, që përfshiu rreth 2.8 milionë njerëz, tregoi se duhani lidhet me një rrezik më të lartë për demencë, sëmundjen Alzheimer dhe demencën vaskulare, ku rreziku shtohet sa më i madh të jetë numri i cigareve të tymosura në ditë. Sipas studimit, i kryer nga studiues të Universitetitt Curtin në Australi dhe të botuar në revistën "eClinicalMedicine", duhanpirësit përballen me një rrezik 31% më të lartë për të zhvilluar demencë, krahasuar me personat që nuk kanë tymosur kurrë. Rreziku arrin në 40% për sëmundjen e Alzheimer-it dhe në 52% për demencën vaskulare. Studiuesit vunë re një lidhje midis numrit të cigareve të tymosura në ditë dhe gjasave për të zhvilluar demencë. Personat që tymosin 10 cigare në ditë përballen me një rrezik 16% më të lartë, ndërsa ky rrezik shkon në 34% te ata që tymosin 20 cigare në ditë, krahasuar me njerëzit që nuk kanë tymosur kurrë. Sipas autorëve, lidhja midis duhanpirjes dhe demencës bëhet më e fortë sa më i madh të jetë numri i cigareve të konsumuara.