82 vjeçari, Paloke Vulaj, është nisur një ditë më parë nga Amerika posaçërisht për të marrë pjesë në zgjedhje, në vendlindjen e tij. 

Ai kujton vitet kur u largua nga Tuzi, i detyruar për shkak të luftës dhe rrymave kundër shqiptarëve.

Në këto 4 vite, shqiptarët mendojnë se Malesia, tashmë e pavaruar nga Podgorica, ka ndryshuar për mirë

Nik Gjeloshaj po kërkon mandatin e dytë radhazi në krye të kësaj komune.

Në vitin 2018, pas 61 vitesh, nën drejtimin e Podgorices, Tuzi  fitoi pavaresinë dhe statusin komunë me vete, duke u drejtuar nga të zotët e shtëpisë, shqiptarët, që janë shumicë. Pas 4 vitesh, ata shkojnë sërish në zgjedhje për të vazhduar drejtimin me shqiptarët apo për t’u përçarë nga forcat malazeze dhe boshnjake.

Për Top Channel, nga Tuzi, Klodian Zhivani.

Top Channel