Premier League/ Tjetër hap fals i Manchester City, Brighton i shkakton humbjen e dytë radhazi 31/10 18:38
Ajaxi i Amsterdamit nuk e ndal serinë e ndeshjeve pozitive në Eredivisje, ku mbetet rivali kryesor i Feyenoordit kryesues për titullin kampion.
“Harkëtarët” fituan me rezultat minimal ndaj Nijmegen, duke rikthyer diferencën prej tri pikësh me liderët e kampionatit.
Goli i vetëm i shënuan në “Johan Cruijf Arena” u shënua nga Kudus në minutën e 52-të, i shërbyer nga kapiteni Dusan Tadic.
Më të njëjtin rezultat 1-0 fitoi edhe PSV Eindhoven në fushën e Walëijk falë golit të Bakayokos, i shënuar në minutën e 35-të.
PSV gjithashtu mbetet në garë për titullin me 49 pikë, tri më pak se Ajaxi e gjashtë më pak se Feyenoordi./ SuperSport
Top Channel