Foto Ilustruese

Një vogëlushe është aksidentuar mbrëmjen e së dielës në Durrës.

Fëmija, një vajzë rome e moshës 7-vjeçare ka qenë në rrugë kur është përplasur nga një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Sipas policisë vendore, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë Durrës për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel