Policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e një 71 vjeçari, të dënuar nga drejtësia italiane me 9 vite burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. 71 vjeçari i identifikuar si Kol Ndoj u kap gjatë operacionit të koduar ‘Fast’. Ai u prangos në qytetin e Vaut të Dejës. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi gjykata e apelit në Napolit e ka dënuar që në prill të vitit 2021 me 9 vite burg për shfryëzim prostitucioni dhe vepra të tjera penal.