Kosova përkujton Adem Jasharin/ 25-vjetori i Epopesë së UÇK-së nderon të rënët

05/03/2023 19:47

Në Kosovë është përkujtuar 25 vjetori i epopesë së UCK-së në Prekaz, në shtëpinë dhe memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Kjo ditë e shënuar përkujton rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe për tre ditë radhazi, ku mbetën të vrarë rreth 50 anëtarë të familjes.

Krerët e shtetit në vizitën e tyre u shprehën se liria e Kosovës i detyrohet familjes Jashari.

Dita përkujtimore është përshëndetur edhe nga presidenti Bajram Begaj.

Kreu i Shtetit u shpreh se qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit nisi një epokë të re për Kosovën, atë të lirisë dhe demokracisë.

Top Channel