Balliu në Open: E frikshme qetësia e Bashës pas humbjes, sillet si vrasës gjakftohtë

07/03/2022 22:36

I ftuar në studion e “Open” Klevis Balliu tha se Basha sillet si vrasës gjakftohtë, pasi sipas tij ka vrarë opozitarizmin në Shqipëri.

Klevis Balliu e quajti të frikshme qetësinë me të cilën Lulzim Basha përballon humbjen e zgjedhjeve në mënyrë katastrofike.

Nuk është çështja te Luli, te Klevisi apo tjetri. Çështja është të zgjidhet ky problem. Problemi zgjidhet vetëm me votë. Këtë kemi kërkuar, votën. Nëse do kishte fituar Basha me votë, të gjithë demokratët do bashkoheshin rreth tij. Në 30 vjet, të marrësh logon e PD-së dhe ta nxish në këtë mënyrë, dhe të thuash s’kam humbur asnjë herë. Në këto zgjedhje more një përgjigje dramatike dhe del me atë qetësi, është e frikshme. Sillet si një vrasës gjakftohtë. Se vendit i duhet opozita. Të kesh atë qetësi përballë asaj drame është e frikshme. Zotëri, dil garo”, tha Balliu.

Top Channel