Foshnjat lindin për të mësuar, pediatrja e njohur: Deri në 2 vjeç është kulmi i elasticitetit të trurit
23/11/2019 20:13

Kohë më parë u bë virale videoja e një fëmije nga Florida. 2-vjeçari Aleksandër Simos, u zemërua shumë me mamanë e tij, ajo u largua për në punë dhe harroi ta puthte vogëlushin. Edhe pse nuk i shqipton mirë fjalët, 2 vjeçari duket i revoltuar për këtë padrejtësi, që mamaja puthi vëllanë e tij dhe atë jo. Foshnjat kur lindin janë gati për të mësuar. Kur fëmija mbush 2 vjeç ai nuk konsiderohet më bebe. Për fëmijën dyvjeçar, bota ka kuptim, vetëm nëse ai e prek, e shijon atë. “Sidomos për periudhën 0-2 vjeç, kur është kulmi I elasticitetit të trurit, kur me fëmijën mund të bësh mrekullira, thonë shkencëtarët, mund të shmangësh deri sëmundje të rënda. Në këtë periudhë e kalojmë më gjumë dhe a hëngri a s’hëngri. Dy vitet e para digjen, të paktën të mos djegim këto të tjerat. Ne jemi të diktuar nga e shkuara jonë, nga fëmijëria jonë. Sot në qendër të vëmendjes së gjithë shkencëtarëve është ekalsticiteti i trurit. Si t’ja zgjasim. Ca e kanë natyrale, ca nuk e kanë. Si t’ja bëjmë që edhe këta që nuk e kanë natyrale t’ju rritet cilësia e elasticitetit të trurit”, thotë pediatrja Lira Gjika. Pediatrja këshillon, që prindërit ta shikojnë veten si ‘një derë e hapur’ nga ku fëmija mund dalë të zbulojë botën dhe mund të kthehet të marrë mbështetje sa herë të dojë. Mos u habitni nga pyetja e famshme ‘’Pse’’ e përdorur qindra herë gjatë ditës. Fëmija është thjesht e etur për të mësuar, edhe nëse e di përgjigjen argëtohet duke marrë të njëjtën përgjigje nga ju. “Nëse ne nuk i rregullojmë këto punë që tani, nëqoftëse nuk e marrim me seriozitet mirërritjen e fëmijës, t’i tregojmë që është ai protagonisti. Ne jemi aty modeli dhe nxitësi që ai t’ja dali, siç ja kemi dalë ne, ashtu do ja dali edhe ai. Ne duhet të rregullojmë veten. Aftësia e fëmijës që të njohë veten, për t’u bërë dikush kur të rritet është në dorë të të rriturit. Të ndihmosh një fëmijë të bëhet nesër një qytetar, jo një njeri problematik, jo një njeri që shan, jo një njeri impotent”, thotë Gjika.

Top News – ‘Po u bëhet presion protestuesve’. Berisha denoncon: Kërcënohen për të heshtur
17/06 15:45
Top News – PE voton raportin për Shqipërinë. Rrëzohet amendimi i të majtëve për ‘Flamingot’
17/06 15:41
Top Channel/ Tirana College of Technology organizon konferencë për inteligjencën artificiale
17/06 15:30
Top News – Sërish zjarr në Elbasan. Shtëllungat e tymit mbulojnë lagjet e qytetit
17/06 15:30
Top News-“Kishin armë, s’kam spiunuar”, flet Skënder Nika, çfarë fshihet pas ngjarjes në Fushë Arrës
17/06 15:29
Top Channel/ Protestuesit ‘pushtojnë’ Tirana Fan Zone, bllokojnë ekranin e ndeshjeve: Turp, turp!
17/06 15:28
Top Channel/ “Tolerancë zero në plazh”, Sula paralajmëron kontrolle dhe masa ndaj çdo abuzimi
17/06 15:27
Top Channel/ Dhunohen denoncuesit e drogës! Çifti në spital pas sulmit, dyshohet hakmarrje për…
17/06 15:21
Top Channel/ Droga si karamele, kanabis laboratorik si xhelatine. Kapet punishtja në Durrës
17/06 15:19
Top Channel/ Mbyllet procesi i vettingut, drejtësia hyn në fazën e ruajtjes së standardeve
17/06 15:18
Top Channel/ “Rama kërcënon protestuesit”, Berisha akuzon: Po kërcënohet një deputete
17/06 15:13
Top News – ‘Koçeku’ trazon Komisionin e Jashtëm. PD kërkon reagim nga Rama, PS: Në Kuvend s’ka krim
17/06 15:13
Top Channel/ Neomalësorja paralajmëron Bajrat: Unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue
17/06 15:08
Top News – Hynë në ‘FanZonën’ e Botërorit. Tiranë, policia procedon penalisht 16 protestues
17/06 14:40
Top News – Marshimi te ‘Fanzona’ e Botërorit. Rama: Kështu nisën lëvizjet ekstremiste në Europë
17/06 13:57
Top News – Financimi i partive politike. Venecia: Kujdes donacionet, ndani lekë dhe për të vegjlit
17/06 13:54
Top News – TVSH dhe TAP mbushin arkën e Qeverisë. Me rritjen më të fortë të të ardhurave në buxhet
17/06 12:28
Top Channel/ 300 familje pa ujë, në Kreshpan të Fierit situatw e përkeqësuar nw 2 muajt e fundit
17/06 12:27
Top Channel/ Mjekët në QSUT shohin më shumë raste me droga sintetike mes të rinjve, ndikojnë festat
17/06 12:22
Top Channel/ Shërbimet publike shëndetësore në Shqipëri do të ofrohen me pagesë për të huajt
17/06 12:19