Raporti paraprak i performancës dhe treguesve fiskalë për pesë muajt e parë të këtij viti tregon një rritje të fortë të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave njofton se të ardhurat totale arritën në 340.5 miliardë lekë me 5.3 për qind tejkalim të planit të periudhës, teksa shpenzimet u realizuan në masën gati 97 për qind të planit.