Një njoftim i Policisë së Shtetit sugjeron se protesta e përditshme e qytetarëve kundër qeverisë dhe gjithë klasës së vjetër politike duhet të përmbyllet në orën 22. Policia thotë se ka proceduar penalisht 16 persona, pjesëmarrës në tubimin e së martës. Personat nën hetim janë të gjithë pjesë e grupit të protestuesve që hynë në Fanzonën e ngritur në Sheshin Skënderbej për ndjekjen e ndeshjeve të botërorit.