Karrigia e deputetes Marjana Koçeku mbeti bosh në komisionin e punëve të jashtme, megjithatë ajo foli në distancë përmes një shkrimi ku nënkuptohej se familjarisht ndihet e kërcënuar pas vendimit për t’u shkëputur nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për të vijuar angazhimin si deputete e pavarur. Zërin në mbrojtje të Koçekut e ngritën demokratët, ndërsa kolegët e saj socialistë, e udhëzuan t’i drejtohet organeve komptente.