Mbi 300 familje në fshatin Kreshpan të Fierit prej vitesh përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse paguajnë rregullisht faturat, banorët thonë se nuk marrin shërbimin e nevojshëm. Situata është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit, pasi në rubinetat e tyre uji vjen vetëm për pak minuta në ditë, ndërsa në disa familje mungon plotësisht.