Drafti për financimin e partive politike kaloi nën filtrin e Komisionit të Venecias, i cili jep një sërë rekomandimesh për fondet publike, donacionet dhe financimet e fshehta. Sa i takon formulës së shpërndarjes së fondeve publike për partitë politike, Venecia nënvizon se në kontekstin politik të Shqipërisë, i cili dominohet nga dy parti të mëdha, mund të jetë e këshillueshme të rritet qasja në fonde publike për partitë më të vogla, përfshirë ato që ende nuk janë të përfaqësuar në Parlament.