Zbulimi i fundit/ Meteoriti, materiali më i vjetër që ekziston
14/01/2020 12:12

Shkencëtarët që po analizonin një meteorit, kanë zbuluar materialin më të vjetër të njohur që ekziston në tokë. Ata gjetën thërrime rërë brenda një shkëmbi hapësinor që ra në tokë në vitet 1960 dhe që janë 7.5 miliardë vjeçare. Më e vjetra nga thërrimet e rërës ishte formuar në yje që kanë lindur shumë kohë përpara sistemit tonë diellor. Kur yjet vdesin, pjesëzat e formuara brenda tyre fluturojnë në hapësirë. Këto pjesëza para diellore më pas bëhen pjesë e yjeve, planeteve, hënave dhe meteoritëve të tjerë. Një ekip shkencëtarësh nga SHBA dhe Zvicra kanë analizuar pjesëzat që u gjetën në një copë të meteoritit Murchison, që ra në Australi në 1969. Për të përcaktuar moshën e grimcave, kërkuesit fillimisht përcaktuan sa gjatë kishin qëndruar ato të ekspozuara ndaj rrezeve kozmike në hapësirë. Këto rreze janë pjesëza me shumë energji që udhëtojnë përmes galaksisë dhe penetrojnë lëndë solide. Disa prej tyre ndërveprojnë me lëndën me të cilën takohen dhe krijojnë elementë të rinj. Sa më shumë qëndrojnë të ekspozuar, aq më shumë nga këto elemente krijohen. Përllogaritja se sa elementë të rinj janë të pranishëm, i tregon shkencëtarëve sa gjatë grimca ka qenë e ekspozuar ndaj rrezeve kozmike. Kjo në këmbim informon sa e vjetër është ajo. Dhe disa nga grimcat para-diellore rezultuan të ishin më të vjetrat të zbuluara ndonjëherë. Bazuar në përllogaritjet e shkencëtarëve, pjesa më e madhe e grimcave ishin 4.6 deri në 4.9 miliardë vjeçare. Dielli ynë, për krahasim është 4.6 miliardë vjeç dhe toka 4.5 miliardë. Sidoqoftë, grimca më e vjetër e gjendur ishte rreth 7.5 miliardë vjecare.

Top Channel/ Rrihet brutalisht deputeti, dhunohet teksa vendoste postera elektoralë në Gjermani
04/05 22:51
Top Channel/ Stërvitja më e madhe që prej Luftës së Ftohtë, Moska: NATO po përgatitet për luftë!
04/05 22:50
Top Channel/Persona të maskuar masakrojnë eurodeputetin në Gjermani, Scholz:Sulm ndaj demokracisë
04/05 22:14
Top Channel/Kryetari i parë mysliman bën histori në Angli. Laburistët fitojnë sërish Londrën
04/05 22:13
Top Channel/ Atentat mafioz në Selanik, vritet 41-vjeçari! Mes autorëve ishte një grua, sapo qëlluan
04/05 22:05
Top Channel/ KËRCËNON Kremlini: Nëse Perëndimi përfshihet, rrezikon…
04/05 22:04
Top News/ Zelensky shpallet në kërkim, Moska kërkon arrestimin e Presidentit ukrainas
04/05 17:10
Top News/ “Gjermania e Franca kundër Kosovës”, Knaus-s’do lejojnë anëtarësimin në KiE
04/05 16:48
Top News/ Stërvitjet e NATO-s/ Rusia akuzon aleancën- Po përgatitet për konflikt
04/05 16:06
Top Channel/ Steadfast Defender, Rusia: NATO po përgatitet për konflikt me ne!
04/05 15:06
Top News/ Dronë rus mbi Ukrainën, plagosen gjashtë persona, mes të cilëve dhe fëmijë
04/05 15:04
Top Channel/ Ukraina rrezikon përshkallëzimin, Rusia: Kemi rrëzuar raketa amerikane në Krime!
04/05 14:47
Top Channel/ Gjermania “tradhton” Kosovën: Do bllokojë bashkë me Francën votimin për KiE!
04/05 14:46
Top Neës/ Vranë liderin separatist të Sikh, 3 të arrestuar në Kanada, nën hetim dhe qeveria indiane
04/05 14:37
Top Channel/“Po ushqehen me bar dhe lëvozhga kikiriku”detajet tronditëse të krizës së urisë në Sudan
04/05 13:35
Top News/ E premtja e zezë/ Besimtarët ortodoksë përkujtojnë Kryqëzimin e Krishtit
04/05 13:17
Top News/ Izraeli gati të ndërhyjë në Rafah, prezanton planin për evakuimin e palestinezve
04/05 12:53
Top Channel/ Zgjedhje të reja në Britani, sinjalet nga humbja e konservatorëve në zgjedhjet lokale
04/05 12:32
Top News/ Luftimet mbi Krime/ Rusia thotë se ka rrëzuar katër raketa amerikane
04/05 12:24
Top News/ Ngadalësohet tregu i punës në SHBA/ Në muajin prill u hapën 175 mijë vende të reja
04/05 12:23