Top Channel/ Stërvitja më e madhe që prej Luftës së Ftohtë, Moska: NATO po përgatitet për luftë!
04/05/2024 22:50

NATO po përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e cila hodhi poshtë akuzat e NATO-s për përfshirjen e Moskës në sulme hibride ndaj vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut. Sipas saj, një deklaratë e tillë synonte të largonte vëmendjen e njerëzve nga stërvitjet që aleanca ushtarake po kryen. “Tani për tani, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, po zhvillohet pranë kufijve të Rusisë. Sipas skenarit të tyre, veprimet e koalicionit kundër Rusisë po praktikohen duke përdorur të gjitha instrumentet, përfshirë armët hibride dhe ato konvencionale,”– tha Zakharova në një deklaratë. “Duhet të pranojmë se NATO po përgatitet seriozisht për një “konflikt të mundshëm” me ne”- shtoi ndër të tjera. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë qenë më armiqësore pas fillimit të konfliktit ushtarak të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022. Duke njoftuar fillimin e stërvitjeve në janar, NATO tha se 90,000 trupa do të merrnin pjesë, duke përsëritur se si trupat amerikane mund të përforconin aleatët evropianë në vendet në kufi me Rusinë dhe në krahun lindor të aleancës nëse një konflikt do të shpërthehej. Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, do të përfundojë këtë muaj. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55