Top Channel/Persona të maskuar masakrojnë eurodeputetin në Gjermani, Scholz:Sulm ndaj demokracisë
04/05/2024 22:14

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar, ndërsa vendoste postera elektoralë në një rrugë në Dresden. 41 vjeçari është sulmuar papritur nga të panjohurit duke u qëlluar me shkelma e grushte dhe është në gjendje serioze, njoftonte partia e tij Social-Demokrate. Ai është kandidati kryesor i partisë për rajonin lindor të Saksonisë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor, për të cilat po bënte fushatë. Kreu rajonal i partisë Henning Homan, tha për rrjetin gjerman Bild se tre ose katër persona ishin shfaqur papritur dhe nisën të ofendonin grupin që po vendoste posterat me “sharje homofobe” dhe më pas nisën t’i sulmonin ata. Prej sulmit Ecke kishte humbur ndjenjat shtoi Homan, dhe do të duhet të qëndrojë në spital për një javë. Policia tha se i njëjti grup personazh kishin sulmuar më herët dhe punonjës të posterave të Partisë së Gjelbër. Ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser, tha se “nëse provohet që sulmi ndaj Ecke është i motivuar politikisht, është një sulm ndaj demokracisë”. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kancelari Olaf Scholz. Pëprara anëtarëve të kongresit të Partisë Social Demokrate i bëri thirrje të gjitha partive për të dënuar këtë lloj akti. Sipas tij sulme të tilla vijnë nga "diskursi, atmosfera e krijuar nga vënia e njerëzve kundër njëri-tjetrit". Partitë e qeverisë dhe ato të opozitës në Gjermani janë përballur me një seri sulmesh fizike e verbale se fundmi nga anëtarë të publikut kohët e fundit dhe janë detyruar të shtojnë sigurinë. Pamjet: AFP

Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21