A mund të ruajë një vepër arti historinë e një familjeje dhe kujtesën e një kombi? Çfarë lidhjeje ka xhubleta me rrënjët e Malësisë së Gjakovës dhe historinë familjare të artistes Albana Osmani? Në këtë bisedë në Artkand, artistja pamore rrëfen frymëzimin pas veprës së saj kushtuar xhubletës, historinë e babait dhe mënyrën se si kujtesa personale shndërrohet në një mesazh artistik me domethënie kombëtare. Nga ana tjetër, vepra me flamingon dhe kllounin hap një diskutim mbi protestën e flamingove në Shqipëri dhe rolin e artit si formë reagimi ndaj realitetit shoqëror e politik. Një bisedë për rrënjët, identitetin dhe fuqinë e artit për të mos lejuar që historia të harrohet.