Sa histori mund të mbartë një monedhë? Dhe çfarë e bën një objekt numizmatik të ketë vlerë historike dhe koleksionuese? Në këtë koment në Artkand, Ardian Isufi prezanton monedhën mbretërore shqiptare “100 Franga Ari – Zog I”, të realizuar në vitin 1937 nga Giuseppe Romagnoli dhe prerë në Romë. Me një tirazh prej vetëm 500 copësh, kjo monedhë përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të historisë politike dhe monetare shqiptare. Përmes simboleve, elementeve ikonografike dhe historisë së saj, zbulojmë çfarë duhet të dijë një koleksionist përpara se të vlerësojë një objekt të tillë, me çmim fillestar prej 12.000 eurosh.