Pse një artist zgjedh të deklarojë “I Am a Flower”? Çfarë fshihet pas kësaj metafore dhe si shndërrohet lulja në një simbol të identitetit, natyrës dhe ekzistencës njerëzore? Në këtë koment në Artkand, Ardian Isufi analizon veprën e Beniamin Gajtanit, realizuar në media mikse, duke u ndalur te simbolika, materialet dhe gjuha vizuale e artistit. Një vepër me përmasa të jashtëzakonshme, që ngre pyetje mbi marrëdhënien mes asaj që jemi dhe asaj që zgjedhim të shfaqim.