A mund të shndërrohet muzika në një formë kurimi? A ka tinguj që arrijnë aty ku fjalët nuk munden? Në këtë bisedë në Artkand, kitaristi Alvin Pogoni eksploron marrëdhënien mes artit, kurimit dhe dialogut mes formave të ndryshme të shprehjes artistike. Një diskutim mbi fuqinë e muzikës për të komunikuar emocione, për të krijuar lidhje dhe për të ndikuar në mënyrën si përjetojmë botën. Biseda shoqërohet me interpretimin muzikor të këngëtares Silvana Rusi.