A mund të rrëfehet një histori dashurie pa asnjë fjalë dhe pa një figurë të qartë? Çfarë ndodh kur e kuqja e pasionit përballet me grinë e ftohtë dhe të ngurtë? Në këtë episod të Artkand, artisti pamor Dritan Nasi na njeh me universin e tij krijues dhe mënyrën se si abstraksioni shndërrohet në një gjuhë emocionesh, marrëdhëniesh dhe përjetimesh njerëzore. Përmes formave, kontrasteve dhe simbolikës së ngjyrave, ai eksploron kufirin mes asaj që artisti dëshiron të tregojë dhe asaj që shikuesi arrin të ndiejë. Një bisedë për dashurinë, artin dhe fuqinë e abstraksionit për të shprehur atë që fjalët nuk arrijnë ta thonë.