A mund ta ndryshojë një fotografi mënyrën si kujtohet historia? Çfarë fshihet pas një vepre arti dhe sa mund të shërojë muzika atë që nuk arrijnë fjalët? Në këtë episod të Artkand, udhëtojmë nga universi artistik i Pablo Picasso-s te vepra “I Am a Flower” e Beniamin Gajtanit, nga historia e Valles së Osman Takës te fotografitë që dokumentuan momente vendimtare të Shqipërisë. Fotoreporteri Armani Babani rikthehet te shkrepjet e tij më të rëndësishme, mes të cilave rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës dhe eksodi shqiptar drejt Italisë. Një episod për artin që krijon, kujtesën që ruan dhe historinë që nuk duhet harruar.