Një grua 45-vjeçare u gjend e pajetë në banesën e saj në qytetin e Pogradecit. Maria Markovska dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, ndërsa pranë trupit të pajetë të gruas qëndronte vajza e saj e mitur, e cila u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nënë e bijë jetonin vetëm, pasi kryefamiljari ishte ndarë nga jeta një muaj më parë.